LAJMI I FUNDIT:

Qeveria emëron bordet e drejtorëve të tri ndërmarrjeve publike

Qeveria emëron bordet e drejtorëve të tri ndërmarrjeve publike

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për emërimin e anëtarëve të Bordit të drejtorëve për tri ndërmarrje publike.

Në mbledhjen e saj të fundit, janë emëruar anëtarët për Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” dhe Kompania e Ujitjes “Radoniqi”.


Në Bordin e KRU “Hidroregjioni Jugor” për kryesues është emëruar Feim Fetoshi, ndërsa anëtarë janë Mirlinda Morina, Naim Ukaj dhe Arben Hajrizi.

Qeveria emëron Bordin e drejtorëve në Trainkos
Lexo po ashtu Qeveria emëron Bordin e drejtorëve në Trainkos

Në këtë mbledhje u miratua vendimi për emërimin e Bordit të “Radoniqi”, ku nga 12 kandidat i janë rekomanduar Qeverisë, përderisa për kryesues u propozua Ilir Dula.

Gjithashtu është emëruar vendimi për emërimin e Bordit të KRU “Bifurkacioni”, për kryesues u propozua Naim Rexhaj, për anëtare ishin Kujtesa Ahmeti dhe Kujtesa Ramadani. /Telegrafi/