Qeveria e Shqipërisë nuk ka pasur detyrime vetëm ndaj firmave shqiptare të ndërtimit, por edhe ndaj kompanisë më të madhe të huaj, e cila zbatoi projektin e rrugës Rrëshen-Kalimash. Mësohet se kompania amerikane, “Bechtel” ka punuar “veresi” gjatë vitit 2010, me premtimin se paratë do t’i merrte shumë shpejt.
Në tabelat e monitorimit të buxhetit për Ministrinë e Transporteve dhe Punëve Publike, mësohet se detyrimi ndaj kompanisë së huaj për vitin 2010 ishte rreth 110 milionë dollarë. Shuma u krijua nga disa punime shtesë të ndërmarra nga firma për shkak të shembjes së njërit tunel dhe plotësimin e autostradës me të gjithë elementët e sigurisë.
Po Ministria e Financave, në formë habie sqaron se detyrimet janë paguar me kohë, të paktën që në korrik të vitit 2010, kur u miratua buxheti shtesë. Ajo çfarë ka mbetur pa u likuiduar është fondi i parashikuar në buxhetin e këtij viti, rreth 100 milionë dollarë, i cili po shlyhet me këste.
Me sa mësohet, edhe pse rruga ka përfunduar me kohë, sërish buxheti i shtetit po furnizon me para firmën ndërtuese, e cila brenda një viti (korrik 2010-qershor 2011) do të marrë në total të paktën 200 milionë dollarë.
Nëse për “Bechtel”-in lajmet duken pozitive, nuk mund të thuash të njëjtën gjë për firmat shqiptare që presin në dyert e degëve të Thesarit për të marrë paratë që u takojnë me vite.
Shoqata e Ndërtuesve thotë se janë rreth 150 milionë dollarë detyrime, kurse Ministria e Transporteve dhe Financave e mohojnë në mënyrë kategorike një pretendim të tillë. /Tch/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet