LAJMI I FUNDIT:

Qëndrueshmëria financiare faktor kyç për zhvillim ekonomik rajonal

Qëndrueshmëria financiare faktor kyç për zhvillim ekonomik rajonal

“Gjatë viteve të fundit Kosova ka pasur performancë relativisht të mirë, me një mesatare të rritjes prej 3.5% – që është ndër më e larta në rajon. Megjithatë, ne kemi nevojë për norma shumë më të larta për të përballuar rritjen e fuqisë punëtore dhe adresimin e problemeve strukturore“, ka deklaruar sot ministri i Financave Avdullah Hoti, në Samitin e Ministrave të Financave dhe Guvernatorëve “E ardhmja financiare e rajonit“, që po mbahet në Beçiq të Malit të Zi .

Ministri Avdullah Hoti si ndër panelistët kryesor në sesionin e parë të këtij Samiti ka theksuar se niveli aktual i borxhit publik në Kosovë vazhdon të mbetet shumë i ultë – rreth 10% i GDP-së, dhe kjo na ofron një mundësi të mirë për të zgjeruar investimet, për të shtytur rritjen, dhe për të krijuar parakushtet për rritje të udhëhequr nga sektori privat. Gjithashu ne duhet të jemi të përgjegjshëm dhe të përmirësojmë menaxhimin e financave publike ku në fakt stabiliteti fiskal dhe rritja janë të ndërlidhura dhe njëra nuk mund të qëndrojë pa tjetrën, ka thënë Ministri Hoti.

Ai ka shtuar se përderisa ne jemi të gjithë politikanë dhe Ministra të Financave, kemi një përgjegjësi shtesë të sigurohemi se financat publike menaxhohen mirë, dhe nuk qojnë në dështime, qofshin ato edhe dështime të cilat ndodhin 10 vite pas përfundimit të mandatit tonë, prandaj ne duhet të kontrollojmë nivelet e deficiteve, për tu siguruar që stoku – borxhi publik rritet gradualisht dhe në një mënyrë të qëndrueshme.


“Kosova ka adoptuar Rregullën Fiskale dhe mendoj se rregulla të ngjashme për ankorimin e shpenzimeve publike do të duhej të adoptoheshin nga të gjitha vendet, nëse veç nuk kanë bërë një gjë të tillë, si një udhërrëfyes për qëndrueshmëri afatgjate. Por gjithashtu mendoj se këto Rregulla nuk duhet të jenë shumë restriktive”, ka shtuar Ministri Hoti.

Gjatë këtij Samiti ministri Avdullah Hoti gjithashtu është takuar me homologët e tij të rajonit ku ka biseduar për mundësinë e bashkëpunimit ndër rajonal me theks të veçantë në luftimin e ekonomisë joformale. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024, ATK: 62.9 milionë euro tatime të mbledhura më shumë se vitin e kaluar

Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024, ATK: 62.9 milionë euro tatime të mbledhura më shumë se vitin e kaluar

Ekonomi
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Kalo në kategori