LAJMI I FUNDIT:

Qëndron Kastrati shërohet nga COVID-19, flet për përvojën e tij

Qëndron Kastrati shërohet nga COVID-19, flet për përvojën e tij

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka folur për gjendjen e tij shëndetësore pas infektimit me COVID-19.

Kastrati tha se duke u bazuar në protokollet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës (IKSHPK) ai konsiderohet të jetë shëruar plotësisht.

Kastrati tha se ka qëndruar plotë 25 ditë pa pasur asnjë kontakt, pasi ka dalë pozitiv në COVID-19.


Mirëpo siç tha ai, lajm më i mirë se shërimi i tij është momenti kur ka marr vesh që asnjë nga personat që ka pasur kontakt nuk kanë rezultuar pozitiv, përcjell Telegrafi.

“Mirë po ndihem dhe sipas protokollove prej sot konsiderohet që jam shëruar. E kam kaluar pa asnjë simptomë, asnjë mundim. Janë bërë plotë 26 ditë nga sot, 21 ditë në izolim dhe 17 ditë nga momenti që kam bërë testin. Për hir të vërtetës për mu lajm i mirë ka qenë që asnjë nga kontaktet e mia nuk kanë qenë të infektuar. Nga aspekti im personal ai ka qenë lajm më i mirë. Unë kam qenë asimptomatik. Një ndjenjë më e vështirë ishte ndjenja që mund ta kisha infektuar dikë tjetër”, ka thënë ai.

Kastrati tha se nga sot mund të dal në vendin e tij të punës.

“Prej sot mund të dal. Personat që e kanë pas virusin janë imun ndaj virusit pasi kanë zhvilluar antitrupa. Do mundohemi që të japim kontributin tonë”, ka thënë kryetari i Komunës së Kamenicës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori