LAJMI I FUNDIT:

PZAP paralajmëron partitë politike: Paguani borxhet ose do të ketë dënime shtesë

PZAP paralajmëron partitë politike: Paguani borxhet ose do të ketë dënime shtesë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, përmes një njoftimi për media ka paralajmëruar subjektet politike për pagesën e gjobave të papaguara të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, ka njoftuar  subjektet politike që brenda 15 ditëve kalendarike duke filluar nga data 17 janar deri me 31 janar 2020, të paguajnë gjobat e shqiptuara nga PZAP-i ndaj tyre për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës të 06 tetorit 2019, në të kundërtën PZAP-i do të jetë i detyruar që të zbatoj ligjin e aplikueshëm, respektivisht do të shqipton dënime shtesë për secilin vendim veç e veç, si dhe do të zbatojë ligjin e aplikueshëm të procedurës përmbarimore nr. 04/L-139.


“Neni 120, paragrafi 2. të LZP-së, përcakton se dështimi për të paguar dënimin apo për t’ju bindur një urdhërese të PZAP-it brenda periudhës kohore të saktësuar ne vendimin e PZAP-it është një shkelje tjetër e këtij ligji që mund të sanksionohet me dënim shtesë nga PZAP-I”, thuhet në njoftim.

PZAP-i, në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Kosovës të 06 tetorit 2019, ka shqiptuar gjoba ndaj subjekteve politike dhe atë: Gjithsej gjoba- 360,000.00 euro; Gjoba të paguara- 84,900.00 euro; Gjoba të papaguara-275,100.00 euro.

 Më poshtë mund t’i shihni partitë të cilat kanë paguar gjobat dhe ato që nuk kanë paguar.

  • Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK = 74,850.00 euro- Nuk ka paguar
  • Partia Demokratike e Kosovës – PDK = 100,100.00 euro- Ka paguar 45,000.00 euro, ndërsa nuk ka paguar 55,100.00 euro,
  • Lëvizja Vetëvendosje = 14,100.00 euro-Nuk ka paguar
  • Lista Serbe = 36,500.00 euro – Ka paguar
  • Koalicioni AAK-PSD = 89,600.00 euro- Nuk ka paguar
  • Koalicioni Nisma- AKR- PD = 33,900.00 euro- Nuk ka paguar
  • PREBK = 250.00 euro- Nuk ka paguar
  • IRDK Lendrit Qeli = 1,200.00 euro- Ka paguar
  • Koalicioni Sloboda = 5,100.00 euro-Nuk ka paguar
  • PLE = 1,100.00 euro- Ka paguar
  • VAKAT = 1,100.00 euro- Nuk ka paguar
  • KDTP = 1,100.00 euro- Nuk ka paguar
  • PG = 1,100.00 euro-Ka paguar

 

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori