LAJMI I FUNDIT:

Putin ia paraqiti Orbanit planin me kushte të paqes Ukrainë-Rusi

Putin ia paraqiti Orbanit planin me kushte të paqes Ukrainë-Rusi

Presidenti rus, Vladimir Putin u takua sot me kryeministrin hungarez, Viktor Orban dhe tha se Rusia dëshiron një fund të plotë të luftës në Ukrainë, por se plani ka disa kushte.

Pas takimit në Kremlin, dyshja dolën para shtypit dhe mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.

Cili është plani i paqes prej 10 pikash i Zelenskyt?
Lexo po ashtu Cili është plani i paqes prej 10 pikash i Zelenskyt?

Udhëheqësi rus tha se Moska ishte gjithmonë e hapur për një zgjidhje politike dhe diplomatike.


Putin tha se Orban e kishte informuar për takimin e fundit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kiev dhe për propozimin hungarez për një armëpushim urgjent, i cili do të mundësonte fillimin e negociatave.

Presidenti rus shtoi menjëherë se Ukraina nuk do të pajtohet me këtë sepse “Zelensky dëshiron që gjendja e jashtëzakonshme të vazhdojë, sepse ai dëshiron të qëndrojë në pushtet përgjithmonë”.

Putin shtoi se Rusia dëshiron një “fund të plotë dhe përfundimtar të konfliktit” dhe çelësi për t’i dhënë fund konfliktit duhet të jetë propozimi rus.

Më 14 qershor, në një takim me udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Putin paraqiti, siç tha, “kushtet për fillimin e negociatave të paqes me Ukrainën”.

Putin: Rusia nuk është në gjendje të ndalë luftën në Ukrainë
Lexo po ashtu Putin: Rusia nuk është në gjendje të ndalë luftën në Ukrainë

Ai më pas tha se forcat ukrainase duhet të tërhiqen nga territoret e të katër rajoneve që Putin deklaroi se ishin pjesë e Rusisë (Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson). Ushtria ruse aktualisht nuk kontrollon plotësisht asnjë nga këto katër rajone.

Së bashku me tërheqjen e forcave ukrainase nga katër rajone të Ukrainës, Putin vendosi si pjesë të ultimatumit kushtin që Kievi të premtonte se nuk ka ndërmend të anëtarësohet në NATO. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Amerika
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori