LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e prokurorive paralajmërojnë bojkot të punës

Punëtorët e prokurorive paralajmërojnë bojkot të punës

Sindikata e Punëtorëve të Judikatures ka njoftuar se punonjësit e administratës së prokurorive të Kosovës, janë tepër të indinjuar për faktin se nuk u është paguar përvoja e punës prej 0.5 për qind , si në të gjitha institucionet tjera shtetërore të Kosovës.

“Kjo mospagesë është si pa soj e neglizhencës dhe papërgjegjësisë nga ana e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës”, thuhet në njoftimin e kësaj sindikate për media.

Drejtuesit e sindikatës bëjnë të ditur se kanë trysni nga e gjithë administrata e prokurorive se nëse deri me 20 qershor nuk rregullohet kjo çështje, e gjithë administrata do ta bojkotoj punën. /Telegrafi/