LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e FAN-it në grevë për paga

Punëtorët e FAN-it në grevë për paga

Sindikata e Pavarur e Metalistëve të Kosovës (SPMK) ka njoftuar të mërkurën se punëtorët e fabrikës FAN të Podujevës ka tri ditë që janë në grevë para fabrikës duke kërkuar informata për paga dhe rritjen e pagave konform inflacionit dhe kushteve për jetesë.

Sipas kësaj sindikate, dialogu në mes të menaxhmentit dhe Sindikatës është zhvilluar të martën, mirëpo nuk ka pasur ndonjë rezultat pozitiv.

“Numri i punëtorëve është duke u rritur dhe me punëtorët grevistë janë duke u solidarizuar edhe qytetarët e Podujevës”. /Telegrafi/