LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e ‘Bechtel & Enka’-s tallen me Policinë e Kosovës! (Video)

Punëtorët e ‘Bechtel & Enka’-s tallen me Policinë e Kosovës! (Video)

Disa prej punëtorëve të konsorciumit amerikano-turk “Bechtel & Enka”, të cilët janë duke punuar në ndërtimin e autostradën Prishtinë-Shkup, kanë gjetur kohë të tallen me zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Në një video, të siguruar nga “Zeri.info”, dëgjohet zëri i dy punëtorëve të cilët janë duke qëndruar në aksin rrugor Kaçanik-Hani i Elezit, teksa e ‘stopojnë’ një veturë të policisë.


Njëri prej punëtorëve të “Bechtel”-it, i cili veten e tij e quan ‘bos’, jep vlerësimin nëse duhet apo jo të kalojë vetura e Policisë në njërin shirit qarkullues të rrugës Hani i Elezit- Prishtinë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=xCwh6bklP7s