[tag_tagmanagerringier]a Publikohen pamjet e reja të Moto G - Telegrafi - Telegrafi Publikohen pamjet e reja të Moto G - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamjet e reja të Moto G

Publikohen pamjet e reja të Moto G

Modeli më i përballueshëm i telefonit të Motorola’së, Moto G është përfolur shumë gjatë këtij muaji.

Më herët gjatë këtij muaji, në internet kanë rrjedhur disa specifika të reja të telefonit, si dhe çmimet e mundshme të këtij modeli.
Kompania e blerë nga Google pritet që ta zbulojë modelin e ri të telefonit më 13 nëntor, dhe sipas njoftimeve të para, ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt online.

Llogaria e famshme në Twitter, @evleaks ka postuar një poster jo-zyrtar për modelin e ri të telefonit i cili duket mjaft i ngjashëm me pamjet e pbulikuara më parë për këtë pajisije mobile të Motorola-së. / Telegrafi /