LAJMI I FUNDIT:

PTK neglizhon fiskalizimin

PTK neglizhon fiskalizimin

Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK) vazhdon ta neglizhojë fiskalizimin, ndonëse shumë biznese të vogla tashmë i kanë instaluar arkat fiskale. PTK ka qenë në grupin e bizneseve të para që është dashur të fiskalizohen, mirëpo një proces të tillë kompania më profitabile në vend nuk dihet se kur do ta përfundojë.

Gjatë vitit që lamë pas, ATK-ja ka lëshuar më shumë se 900 gjoba për bizneset të vogla, të cilat nuk kanë mundur të pajisjen me arka fiskale në mungesë të mjeteve. Por, nuk ka lëshuar ndonjë gjobë për kompanitë e mëdha siç është PTK-ja, e cila brenda ditës arkëton mbi 300 mijë euro.

Zëdhënësi i PTK-së, Menduh Abazi, tha se PTK-ja tash është në fazën e blerjes së arkave fiskale. “Ne kemi pasur telashe, sepse një herë është anuluar tenderi për blerje të arkave fiskale, pasi që procesi nuk ka rrjedh ashtu siç duhet. Ne jemi në koordinim të plotë me administratën tatimore të Kosovës të cilën e kemi njoftuar për telashet që kemi pasur”, tha ai.

Abazi tha se në koordinim me ATK-në tash janë në përmbyllje të procesit për blerje të arkave, duke shpresuar se deri nga fundit i muajit PTK-ja do të fillojë instalimin e arkave fiskale.“Pavarësisht se nuk ka arka PTK-ja asnjë herë nuk ka pasur probleme me shtetin, sepse është tatimpaguesi më i madh në Kosovë”,tha ai, duke shtuar se PTK-ja nuk është e vonuar në këtë proces.


Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Behxhet Haliti, thotë se sipas informatave të fundit që ka marrë nga stafi i tij në fund të dhjetorit të vitit që lamë pas iu është thënë se PTK-ja do të pajiset me arka fiskale gjatë muajit janar, apo më së voni gjatë muajit shkurt.

“Unë besoj se PTK-ja do të pajiset shpejt me arka fiskale, sepse na kemi informata se kanë pasur disa probleme me prokurim. Ndërkaq operatori tjetër në Kosovë ‘IPKO’ me kohë ka instaluar pajisjet fiskale dhe është një prej tatimpagueseve që rregullisht lëshon kuponë fiskalë”,tha ai.

Haliti thotë se u ka dhënë vërejtje zyrtareve të PTK-së se nëse nuk do të pajisen me arka gjatë janarit, do të jenë objekt i gjobitjes. Por, pavarësisht kësaj drejtori i ATK-së, Behxhet Haliti, procesin e fiskalizimit e konsideron si projekt të suksesshëm i cili, sipas tij, është duke u zbatuar në baza të planit të paraparë nga Administrata Tatimore e Kosovës. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Al Trade Center
Konferenca Ndërkombëtare për

Konferenca Ndërkombëtare për "Qëndrueshmërinë Mjedisore dhe Ndryshimet Klimatike" po mbahet në Prishtinë

Ekonomi
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Kalo në kategori