Derisa kryeministrit, Hashim Thaçi, ia ka hasur “sharra në gozhdë” që t’ua rrisë pagat dhjetëra mijëra punëtorëve të administratës shtetërore deri në 50 për qind, pikërisht për shkak të kundërshtimeve të ashpra të Fondin Monetar Ndërkombëtar, pa kurrfarë vështirësie një gjë të tillë e kanë bërë drejtuesit e dy kompanive më profitabile në Kosovë, Postë- Telekomit dhe Aeroportit të Prishtinës.
Për të ndarë mijëra euro në emër të bonuseve, shefat e këtyre ndërmarrjeve nuk e kanë çarë kokën për të marrë miratimin e FMN-së e as të Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), ndërsa punëtorët e tyre i kanë gëzuar me shuma të majme të parave, ndonëse edhe ashtu pagat i kanë më të lartat në Kosovë.
Sipas ekspertëve të ekonomisë, këto bonuse ishin dashur të fundit t’i marrin punëtorët e këtyre dy kompanive, ku paga mesatare është së paku 3 fish më e lartë se e 75 mijë shërbyesve civilë.
Burimet e “Zërit” bëjnë të ditur se Postë-Telekomi i Kosovës (PTK), muajin e kaluar i ka ndarë rreth 4000 punëtorëve që i ka, afërisht nga gjysmë page në emër të bonuseve. Edhe menaxhmenti i ANP-së-së ka marrë mijëra euro bonuse.
Sipas burimeve të gazetës, nga kjo skemë e shpërndarjes së bonuseve, kryetari i Bordit dhe drejtori menaxhues i ANP-së i kanë marrë nga 6000 euro, anëtarët e bordit nga 5000 mijë euro, drejtori financiar, auditori i brendshëm, si dhe zëdhënësi i kompanisë i kanë marrë nga 4000 euro. Edhe vitin e kaluar këta zyrtarë kanë marrë bonuse, të cilat kishin arritur deri në 10 mijë e 200 euro për përgjegjësit më të lartë.
Të kontaktuar nga gazeta zyrtarët e aeroportit kanë mohuar të kenë marrë bonuse të tilla, ndonëse kjo është konfirmuar nga burimet e “Zërit”. Lidhur me ndarjen e bonuseve edhe në PTK, gazeta ka bërë përpjekje të vazhdueshme për disa ditë të marrë përgjigje zyrtare nga PTK-ja.
Fillimisht, zyrtarë të lartë të kësaj kompanie i kishin thënë gazetës, jozyrtarisht, se nuk kanë marrë bonuse, mirëpo një mundësi e tillë është duke u diskutuar ditëve të fundit. Pas insistimit të gazetës për këtë çështje, zyrtarët e kompanisë më profitabile kanë ndryshuar fjalët dhe jozyrtarisht kanë pranuar se i kanë marrë bonuset, mirëpo nuk kanë kthyer kurrfarë përgjigje zyrtare në pyetjet e dërguara.
Kjo nuk është hera e parë që punëtorët e kësaj kompanie marrin bonuse për shkak të, siç thuhet, performancës së lartë, pasi që edhe në të kaluarën janë dhënë bonuse të tilla.
Nga ana tjetër, kreu i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), Behxhet Shala, thotë se në vendet normale ndarjet e bonuseve lidhen me afarizmin e suksesshëm të një ndërmarrje, ku ata i japin vetes të drejtë të ndajnë bonuse.
Por, sipas Shalës, bonuse të tilla nuk mund të ndahen në Kosovë, kur kihet parasysh se gjendja e rëndë ekonomike dhe shkalla e lartë e papunësisë shkon deri në 70 për qind. “Ndarja e bonuseve do të ishte ndoshta e ligjshme në aspektin juridik, por jo edhe në aspektin moral. Nuk është njerëzore që dikush që mundet të përfitojë dhe dikush tjetër të jetojë në gjendje të mjerueshme”, tha ai.
Eksperti i ekonomisë, Alejtin Berisha, ka thënë se kompanitë publike nuk është dashur të ndajnë bonuse për punëtorët, kur kihet parasysh se pagat e tyre janë mjaft konkurrente në treg, përkatësisht më të lartat në Kosovë.
Ai madje ka thënë se PTK-ja nuk është dashur as të mendojë të ndajë bonuse për të gjithë punëtorët, pasi që, sipas tij, gjatë vitit që lamë pas kjo kompani ka rënie të fitimit, në krahasim me vitet paraprake. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Pse CEFTA është e rëndësishme për Kosovën?
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet