LAJMI I FUNDIT:

Pronari i një kafeneje në Liban po konsiderohet si hero, pasi grabiti bankën për të marrë paratë e tij

Pronari i një kafeneje në Liban po konsiderohet si hero, pasi grabiti bankën për të marrë paratë e tij

Një libanez që grabiti një bankë për të “marrë paratë e tij” është konsideruar si hero në Liban, ku qytetarët janë të zemëruar me kontrollet e kapitalit që i pengojnë ata të kenë qasje në kursimet e tyre në mes të një krize financiare.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Abdallah Assaii, një pronar 37-vjeçar i një kafeneje, akuzohet se ka mbajtur peng shtatë punonjës në një bankë në qytetin Jeb Jannine në Luginën Beqaa të Libanit, duke i kërcënuar se do t’u vinte flakën nëse nuk ia japin 50,000 dollarë nga llogaria e tij.


Pas arrestimit, ai filloi një grevë urie në shenjë proteste, sipas familjes së tij.

Vendi prej gjashtë milionë banorësh po përjeton krizën e tij financiare më të keqe ndonjëherë, me një monedhë që ka humbur rreth 90 për qind të vlerës së saj, kursimet e njerëzve janë bllokuar në banka dhe fuqia punëtore e kualifikuar që emigrojnë me shumicë.

Ajo madje është përshkruar nga Banka Botërore si një nga krizat më të rënda që bota ka dëshmuar që nga vitet 1850.

Shumë libanezë ishin gati të justifikonin veprimet ekstreme të Assaii-t, me anëtarët e komunitetit të tij duke thënë se atij i duheshin paratë e tij për të paguar shpenzimet e kafenesë së tij.

Sipas familjes së tij, kafeneja e tij u grabit deri në 15,000 dollarë vetëm disa javë para incidentit, dhe ai gjithashtu kishte borxh rreth 8,700 dollarë për blerjet e një tezge me fruta dhe perime që ai drejtonte.

Por banka kishte refuzuar kërkesat e tij të përsëritura, pretendoi avokati i tij.

“Abdallah arriti të bënte atë që askush nuk mund ta bënte në të gjithë Libanin”, tha një punonjës i OJQ-së në vendlindjen e Assaii për gazetën National. “Ai nuk i ka vjedhur paratë. Ishin të tijat”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Kalo në kategori