LAJMI I FUNDIT:

Promovohet në Librarinë Dukagjini libri i Ilir Ikonomit “Apostulli”, kushtuar Fan Nolit

Promovohet në Librarinë Dukagjini libri i Ilir Ikonomit “Apostulli”, kushtuar Fan Nolit

Në Librarinë Dukagjini, është mbajtur promovimi i librit “Apostulli”, vëllimi i parë i një biografie të re për Fan Nolin, shkruar nga autori Ilir Ikonomi.

I pranishëm në promovim ishte edhe autori Ilir Ikonomi.

Në një prononcim për Telegrafin, autori thotë se libri është i ri në disa pikëpamje.


“Çdo libër që del është i ri, por ky libër është i ri në disa pikëpamje sepse shqyrton periudhën e parë të Nolit kur shkoi në Amerikë në vitin 1906 dhe mbaron në vitin 1920. Ka shumë detaje, ka fakte të reja dhe është një këndvështrim i ri”.

Ikonomi thotë se ka punuar për këtë libër prej gati shtatë vjetëve.

Ai thotë se në momente të caktuara kishte dashur të heq dorë për shkak të kompleksitetit të figurës.

“Gjatë punës ka patur edhe zhgënjime. Ka patur momente kur unë kam thënë se nuk e bëj dot sepse është shumë i vështirë. Fanoli është një figurë poliedrike. Ai ka lëvruar në shumë fusha, është marrë me Kishën Ortodokse, është marrë me letërsi, përkthime, është marrë me muzikë. Ai madje është marrë edhe me politikë dhe u bë kryeministër në Shqipëri. Më vonë edhe u përmbys dhe më pas u kthye në Amerikë”, ka deklaruar tutje Ikonomi.

Në këtë vëllim prej 430 faqesh, i cili u promovua sot në mjediset e Librarisë Dukagjini, Ikonomi na jep një përshkrim realist dhe me ngjyra të gjalla të Fan Stilian Nolit, në periudhën që fillon me arritjen e tij në Amerikë në vitin 1906 dhe mbaron në vitin 1920, kur ai u largua për në Shqipëri.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori