LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Themelore Publike hap lëndë për nusen që gjuante me pushkë në dasëm

Prokuroria Themelore Publike hap lëndë për nusen që gjuante me pushkë në dasëm

Pas shumë lajmeve në media për nusen Marija Ristovska-Kaleshkovska që përdori armë për festë në dasmën e saj, Prokuroria Themelore Publike ka paralajmëruar investigim të rastit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nusja do të hetohet për posedimin e armës, si dhe kryerjen e mundshme të veprave tjera penale, prokuroria ndërmerr aktivitete, midis të cilave është dërguar edhe një Urdhër deri te Ministria për punë të brendshme për veprimin e mëtutjeshëm.

Një ditë pas publikimit në media të skandalit, ministri i Punëve të Brendshm, Mitko Çavkov tha ”Janë vërtetuar fakte të cilat tregojnë se bëhet fjalë për aheng familjar dhe për një armë e cila nuk është zyrtare. Por, ekzistojnë tregues serioz se ka shkelje të jo vetëm dispozitave lidhur me Ligjin për punë të brendshme, por jemi duke hetuar edhe përgjegjësi eventuale penale. Kështu që po, kemi raport për këtë rast”, ka thënë Çavkov.


Ndërsa babai i nuses ”problematike” tha ”Jam shumë më i fuqishëm se sa mendojnë të tjerët, po të na rrëzojnë edhe në gju nuk do të heqim dorë nga identiteti jonë, OBRM-PDUKM, luftë për jetë dhe ideologji” ka shkruar ai në Facebook./Telegrafi/

Nusja maqedonase që festoi dasmën me krisma pushke (Video/Foto)
Lexo po ashtu Nusja maqedonase që festoi dasmën me krisma pushke (Video/Foto)
Çavkov: Arma te nusja në ahengun familjar nuk është zyrtare, por hetohet përgjegjësia (Foto)
Lexo po ashtu Çavkov: Arma te nusja në ahengun familjar nuk është zyrtare, por hetohet përgjegjësia (Foto)

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori