LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Posaçme SPAK kërkon autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Sali Berishës

Prokuroria e Posaçme SPAK kërkon autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Sali Berishës

Prokuroria e Posaçme SPAK ka kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë autorizim për caktimin e një mase më të rëndë sigurie për ish-kryeministrin Sali Berisha.

SPAK në letrën drejtuar Kuvendit ka kërkuar leje për caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” ose “Arrest shtëpie” për ish-kryeministrin.


Duke qenë se Sali Berisha gëzon mandatin e deputetit dhe ka imunitet SPAK i është drejtuar Kuvendit ashpërsimin e masës së sigurisë.

Ndryshimi i masës vjen pas refuzimit të ish-kryeministrit për të zbatuar vendimet e gjykatës.

“E nderuar znj. Kryetare e Kuvendit! Të nderuar Deputetë të Kuvendit ! Mbështetur në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 231, 260, 288, 289 të K.Pr.Penale, si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, bashkëlidhur ju përcjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali BERISHA, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit personal shtrëngues nga ajo e “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i K.Pr. Penale, në atë të arrestit në burg/ arrest në shtëpi, parashikuar nga nenet 238/237 të K.Pr.Penale, në kuadrin e procedimit penal nr. 287 të vitit 2020, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë. Gjithashtu në respektim të nenit 288 pika 2, të K.Pr.Penale, bashkalidhur gjeni relacionin e arsyetuar, të shoqëruar me provat përkatëse. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin”, shkruhet në dokument.

Berisha dhe dhëndri i tij akuzohen nga SPAK në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani, pas kallëzimit të bërë në vitin 2020 nga ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Malltezi u arrestua në Rinas më 21 tetor me urdhër të SPAK. Mbi të rëndojnë akuzat për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”. Fillimisht ndaj tij gjykata caktoi amsën e sigurisë “Arrest me burg”, por më pas u ndryshua në “Arrest shtëpie”.

Për të njëjtën çështje GJKKO ka caktoi fillimisht masat e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe për Sali Berishën dhe sipërmarrësin Fatmir Bektashi, ortak i Malltezit dhe ndërtues i kompleksit të pallateve.

Ish-kryeministrit iu ndalua dalja jashtë shtetit dhe mbi të është ngritur akuza e korrupsionit pasiv kryer në bashkëpunim.

Duke qenë se ai refuzoi vendimin e Shkallëz së Parë për paraqitjen në shërbimin e provës në datata e caktuara gjatë muajit, SPAK i është drejtuar Kuvendit për shtrëngimin e masës së sigurisë. /Telegrafi/