LAJMI I FUNDIT:

Projekti Pjesëmarrja e Sektorit Privat në PTK vazhdon sipas planit

Projekti Pjesëmarrja e Sektorit Privat në PTK vazhdon sipas planit

Komisioni Ndërministror i krijuar për projektin Pjesëmarrja e Sektorit Privat në PTK mbajti të enjten takimin e tij të rregullt. Në këtë takim u prezantua progresi i bërë deri më tani në analizimin e opsioneve për pjesëmarrjen e sektorit privat në PTK.

Kompania konsulente (Këshilltari i Transaksionit), bëri prezantimin e punës së deritanishme të projektit, ku u vlerësua se projekti është duke vazhduar me dinamikën dhe planin e paraparë.

Në prezantimin e bërë para Komisionit Ndërministror Këshilltari i Transaksionit, pasi shprehu kënaqësinë mbi shkallën e bashkëpunimit me Bordin dhe Menaxhmentin e PTK-së si edhe të instancave tjera kosovare shprehu bindjen se shumë shpejt, në përputhje me planin dhe dinamikën e paraparë, do të ofron analizën e tij për opsionet e mundshme të pjesëmarrjes së sektorit privat në PTK.

Opsioni i propozuar për pjesëmarrjen e Sektorit Privat në PTK, pas konfirmimit nga ana e Komisionit Ndërministror, do të miratohet përfundimisht nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

Ekonomi
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Keiretsu Forum dhe BKT Kosova: Një bashkëpunim i guximshëm për zhvillimin e startup-eve në Ballkan

Keiretsu Forum dhe BKT Kosova: Një bashkëpunim i guximshëm për zhvillimin e startup-eve në Ballkan

Ekonomi
Kalo në kategori