LAJMI I FUNDIT:

Projekti për rikthim: Më shumë zëvendësime, ndalohet kontakti afër rivënies nga këndi dhe rregullat e tjera të çuditshme në Ligën Premier

Projekti për rikthim: Më shumë zëvendësime, ndalohet kontakti afër rivënies nga këndi dhe rregullat e tjera të çuditshme në Ligën Premier

Liga Premier tashmë ka të gjitha gjërat gati për t’u rikthyer në aksion, derisa operacioni është titulluar ‘Projekti për rikthim’.

Është duke u organizuar një plan program që 92 ndeshjet e mbetura në ligën angleze të zhvillohen shumë shpejtë dhe nga fundi i muajit qershor të mbyllen të gjitha, shkaku që disa lojtarëve u skadon kontrata më 30 qershor.

Lojtarët nga Liga Premier do të lejohen të rikthehet në stërvitje në javët e ardhshme, derisa do të ketë disa rregulla strikte për ta.


Arsenal players training at London Colney

Hotelet ku do të qëndrojnë lojtarët do të jenë të mbyllura dhe nuk do të lejohen të futen persona të tjerë përveç stafit derisa do të zhvillohen ndeshjet ne stadiume neutrale.

Topat që do të përdoren gjatë një përballje do të dezinfektohen, pa dallim edhe nëse ai është dalë nga loja, derisa do hudhet një tjetër në fushë.

Boxers sprayed with disinfectant in Nicaragua

Lojtarëve do u ndalohet që të bëjnë marrëdhënie seksuale derisa qëndrojnë në shtëpitë të tyre dhe do të detyrohen të pastrohen çdo ditë së bashku me familjarët e tyre.

Në rikthimin e Ligës Premier, klubeve do t’u lejohen më shumë zëvendësime, gjersa FIFA dhe UEFA kanë dhënë dritën e gjelbër për këtë. Ata që qëndrojnë në bankën rezervë, do të mbajnë një distancë sociale.

Manchester United squad and Ole Gunnar Solskjaer

Rivëniet nga këndi do të jenë edhe më strikte për lojtarët, pasi prekjet do të ndalohen mes kundërshtarëve dhe do të ketë lojë më të hapur.

Trajnerët që janë në moshën 70-vjeçare e lartë nuk do të lejohet të drejtojnë skuadrën gjatë një ndeshje, derisa do t’i autorizojnë asistentët e tyre më të ri për skemat gjatë takimit dhe zëvendësimet që duhet bërë.

Kjo gjë shkaku që nuk duhet rrezikuar shëndeti i tyre, pasi tashmë është e ditur se coronavirusi ka shënjestër më shuam grupmoshat e vjetra. /Telegrafi/

Crystal Palace manager Roy Hodgson

Në trend Sport

Më shumë
Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në

Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në "Camp Nou"

La Liga
Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ligat tjera
Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

La Liga
Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Premier League
Nga humbja e peshës te golat: Lukaku po e shkruan historinë e tij në Napoli

Nga humbja e peshës te golat: Lukaku po e shkruan historinë e tij në Napoli

Serie A
Transferimi te Cagliari dhe përballjet me De Gean e Maignan: Alen Sherri po jeton ëndrrën në futbollin italian

Transferimi te Cagliari dhe përballjet me De Gean e Maignan: Alen Sherri po jeton ëndrrën në futbollin italian

Serie A
Kalo në kategori