LAJMI I FUNDIT:

Produktet me origjinë shqiptare do të mbrohen me ligj, i pari në listë futet djathi “Mishavinë” i Kelmendit

Produktet me origjinë shqiptare do të mbrohen me ligj, i pari në listë futet djathi “Mishavinë” i Kelmendit

Prodhimet e identifikuara si produktet shqiptare të origjinës do të jenë tashmë të mbrojtura me ligj. Produkti i parë i cili është regjistruar është djathi “Mishavinë”, karakteristikë e zonës së Kelmendit.

Duke pasur parasysh mënyrën e veçantë të prodhimit, lidhjen e fortë me traditën vendase dhe faktin se është prodhuar me qumësht të papërpunuar, djathi i Kelmendit përbën një produkt unik, prandaj nga sot për të do të ketë një mbrojtje të veçantë.


Lajmin e ka bërë të ditur sot Ministrja shqiptare e Bujqësisë, Frida Krifca.

“Krenarë të ndajmë lajmin se pas një kalvari të gjatë kërkimi dokumentues e hulumtues të traditës dhe teknologjive ushqimore, të plotësuar me aktet ligjore dhe nënligjore, tashmë do të mbrojmë produktet e identifikuara si produktet tona shqiptare të origjinës- Produkte me Emërtim Origjine të Mbrojtur (EOM apo GI)”, ka thënë Krifca.

“E fillojmë këtë regjistrim të parë me një produkt të Kelmendit- djathin “Mishavinë”. Një produkt më shumë se 100-vjeçar, të cilin duke e mbrojtur si Produkt Origjine të Mbrojtur i ruajmë identitetin shqiptar të tij por dhe i japim vlerë”, ka shtuar Krifca.

“Mbajmë angazhimin e dhënë si këtu në video me Valterin para disa muajsh, një nga prodhuesit e Mishavinës. Nxisim në këtë mënyrë zhvillimin bujqësor, rural dhe turistik, në drejtim të ruajtjes së traditës dhe përmirësimit të cilësisë së jetës në zonat rurale, përmes gjenerimit të të ardhurave nga shtimi i vlerës së produkteve cilësore”, ka thënë ministrja në fund të postimit të saj në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori