Për të dytin vit me radhë, produktet e drurit nga Kosova prezantohen në Panairin Ndërkombëtar të Mobilierisë “M.O.W” që mbahet në Bad Salzuflen në Gjermani nga data 18–22 shtator 2016.
Në një njoftim për media nga Ministria e Tregtisë e Industrisë thuhet se kompanitë e Kosovës që do të prezantojnë produktet e tyre janë: “Tefik Çanga”, “Elnor”, “Dekoriti”, “Deva”, “Balaj”, “Kelmendi”, “Shehu” dhe “Arta”.
“Pjesëmarrja e kompanive nga Kosova në këtë panair u mbështet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK), dhe EMPOWER Sektori Privat i USAID-it në partneritet me SIDA-n. Panairi “M.O.W” është një mundësi e shkëlqyer për këto kompani që të prezantohen para bizneseve të mëdha nga Evropa, pasi ky panair tërheq çdo vit shitësit më të fuqishëm të produkteve të drurit, shitore të specializuara, zinxhirë, dhe më e rëndësishmja, platforma të shitjes përmes internetit”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, këtë vit dhe në këtë panair evropian, kompanitë nga Kosova kanë një përparësi të madhe, pasi për të parën herë do të mbështeten nga Agjencia e Shitjes së Produkteve të drurit nga Kosova në Gjermani, e cila u inaugurua në qershor të këtij viti.
Kjo agjenci e menaxhuar nga Kelmendi Holzmobel, bën shitjen online të produkteve kosovare përmes platformave www.cleveroo.com dhe www.amazon.de . Këto produkte shiten nën brendin Schwarzwald Massivholz, të zhvilluar enkas për produktet kosovare.
Qëllimi kryesor për pjesëmarrje në panair është nxitja e eksporteve të prodhuesve të mobilieve përmes kontakteve të reja që do të krijohen gjatë ditëve të panairit.
Panairi “M.O.W” organizohet çdo vit që nga viti 1984 dhe është një nga panairet më të mëdha evropiane të mobilierisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Samir Mane përballë studentëve të Harvardit: Tregu i përbashkët rajonal duhet nxitur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare