LAJMI I FUNDIT:

ProCredit Bank rishpallet “Banka më e mirë”

ProCredit Bank rishpallet “Banka më e mirë”

Revista prestigjioze e grupit Financial Times “The Banker” me seli në Londër të Britanisë së Madhe, për të dytin vit me radhë ka vlerësuar ProCredit Bank-ën në Kosovë si “Banka më e mirë për vitin 2009”.

Përveç kësaj, çmimin “Banka më e mirë në Kosovë për vitin 2009”, për të nëntin vit me radhë, ProCredit Bank e mori edhe nga revista tjetër britanike “Finance Central Europe”.

Vlen të theksohet se e njëjta revistë zgjodhi ProCredit Bank-ën në Kosovë edhe me një çmim shumë prestigjioz atë të “ Bankës më të mirë në Evropën Juglindore sa i përket Kthimit të Kapitalit”.

ProCredit Bank u nderua me këto çmime në bazë të rritjes së aseteve, rritjes së profitit si dhe strategjisë afatgjate të bankës.


“ProCredit Bank është shumë e nderuar të marrë sërish çmimin ‘Banka më e mirë në Kosovë 2009’ nga revista ‘The Banker’ si dhe ‘Finance Central Europe’. Do t’i konsiderojmë këto çmime si një shenjë të vlerësimit për përpjekjet tona. Ne kemi pasur një rritje të fuqishme gjatë viteve të fundit dhe gjithashtu kemi arritur ti shmangemi në përgjithësi efekteve të krizës financiare globale. Banka jonë është shembull i një institucioni me vizion të fortë zhvillimor duke qenë edhe shumë të suksesshëm komercialisht” tha Philip Sigwart, drejtor gjeneral në ProCredit Bank.
Ndryshe, ProCredit Bank, ka rritur bilancin e gjendjes në muajin shtator, me total të aktives (aseteve) në 701 milionë euro.

Depozitat e klientëve të ProCredit Bank në Kosovë, kanë arritur shumën prej 596 milionë euro ndërsa portfolio aktive e kredisë ka arritur vlerën prej 445 milionë euro. /Telegrafi/