Mesi i gushtit ishte hera e fundit kur Musli Gucati vizitoi në Qendrën e Paraburgimit, babain e tij Hysniun të gjykuar nga Dhomat e Specializuara. Por qëndrimi i tij në Hagë të Holandës nuk zgjati më shumë se tri ditë, sepse viza e tij nuk i lejonte një vizitë më të gjatë në Hagë, ku mbahet i arrestuar për gati 2 vjet babai i tij.
“Një muaj përpara duhet ta bëjmë kërkesën dhe pastaj t’i rregullojmë të gjitha dokumentet, të cilat i përcjellim te Qendra e Paraburgimit. Ata ua përcjellin autoriteteve holandeze, të cilët na lënë të presim një muaj për t’u pajisur më vizë, dhe krejt në fund vizën na e japin vetëm për tri ose katër ditë. Aq sa edhe e kemi vizitën në Qendrën e Paraburgimit”, tregon Musli Gucati.
Musli Gucati para burgut të Scheveningen, ku mbahet i ati Hysni Gucati
Familjarët theksojnë se kjo procedurë, jo rrallë u ka shkaktuar probleme të shumta gjatë rrugëtimit drejt Hagës.
“Ka pasur raste kur jemi detyruar ta kalojmë natën në aeroporte kur janë anuluar fluturimet, dhe neve nuk na është lejuar të dalim nga aeroporti për shkak së nuk kemi pasur vizë”, tregon Musli Gucati i cili e quan procesin të mundimshëm, jo të drejtë dhe burokratik.
Babai i tij, Hysni Gucati, është dënuar nga Gjykata Speciale me 4 vjet e gjysmë burgim për pengim të drejtësisë. Kosova është një nga vendet e vetme europiane që qytetarët e saj nuk mund të lëvizin lirshëm pa viza. Prandaj familjarët e të akuzuarve kërkojnë nga Gjykata Speciale që institucionet të bëjnë marrëveshje me Holandën në mënyrë që vizat të jepen për periudha më të gjata kohore.
Kadri Veseli, një nga të akuzuarit në Gjykatën Speciale
Në Gjykatën Speciale aktualisht po përballen me akuza për krime lufte tetë ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi e Pjetër Shala. Ndërsa, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, janë dënuar me nga 4 vjet e gjysmë për pengim të drejtësisë e frikësim të dëshmitarëve.
Probleme dhe për avokatët
Probleme në pajisjen me vizë nuk kanë vetëm familjarët e të akuzuarve. Por, në disa raste, edhe avokatët. Taulant Hodaj, avokat i licencuar nga Dhomat e Specializuara të Hagës, shprehet se e drejta e vizitës është e përcaktuar në Rregulloren e Gjykatës Speciale, Konventat ndërkombëtare dhe Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, por proceduara eshtë e ndërlikuar.
“Procedura është e ndërlikuar në raport me vizitat e familjarëve, duke filluar nga largësia, pastaj pajisja me vizë dhe aranzhimi apo caktimi i vizitave. Të gjitha këto e komplikojnë procedurën pranë Gjykatës Speciale. Besoj që kjo çështje mund të ngrihet edhe nga avokatët mbrojtës të të paraburgosurve dhe të njëjtit t’i shterin mjetet juridike në dispozicion nëse mendojnë që po i shkelen të drejtat e klientëve të tyre”, thotë Hodaj.
Taulant Hodaj, avokat i licencuar në Hagë
Në vend të një marrëveshje të re Kosovë-Holandë, avokati Hodaj propozon që të sigurohet zbatimi i marrëveshjes së parë të nënshkruar.
“Ekziston një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Holandës që në mënyrë të përgjithësuar e rregullon këtë çështje. Më efektive do të ishte që vetë Gjykata të nxjerrë udhëzime më fleksibile në këtë drejtim dhe të informojë shtetin pritës Holandën, besoj që kjo do të ishte zgjidhja më efektive, sesa të pritet një marrëveshje tjetër ndërmjet Kosovës dhe Holandës, që sipas mendimit tim ka pak gjasa të ndodhë”, thotë avokati Taulant Hodaj.
Për vështirësitë që kanë familjarët për pajisje me viza për vizitë në Hagë është njoftuar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), i cili propozon që familjarëve t’u jepen vizat për të paktën një periudhë njëvjeçare dhe kjo të bëhet me marrëveshje ndërmjet Ministrive të Jashtme.
Për këtë çështje KMDLNj ka njoftuar edhe Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Punëve të Jashtme të Kosovës.
Procedurat për pajisjen me vizë
Mundësia e lehtësive për pajisjen me viza për familjarët e të akuzuarve, është specifikuar në Marrëveshjen që ekziston mes Holandës dhe Kosovës. Aty thuhet se procedurat e lehtësuara vlejnë vetëm për bashkëshortët dhe fëmijët e të akuzuarve, por nuk përmendet kohëzgjatja e pajisjes me vizë.
Protesë në një konferencë shtypi të Gjykatës Speciale
“Ne mund t’u sigurojmë se Holanda ende lehtëson vizitat familjare (dmth. për bashkëshortët dhe fëmijët) tek të paraburgosurit në përputhje me detyrimet e saj sipas Marrëveshjes së Shtetit Pritës ndërmjet Mbretërisë së Holandës dhe Republikës së Kosovës në lidhje me Mikpritjen e Institucionit Gjyqësor Special të Kosovës të zhvendosur në Holandë”, thuhet në një përgjigjen e Ministrisë së Jashtme të Holandës.
Të gjithë familjarët e tjerë duhet të aplikojnë për viza në formën e parashikuar si edhe qytetarët e tjerë.
“Të gjithë anëtarët e tjerë të familjes së të paraburgosurit janë gjithashtu të lirë të vizitojnë anëtarët e familjes së tyre të ndaluar, por ata nuk kualifikohen për vizë të lehtësuar nga shteti pritës. Aplikimet e tyre për viza trajtohen përmes kanaleve të rregullta. Kjo politikë zbatohet për të gjitha Gjykatat dhe Tribunalet për të cilat Holanda është shteti pritës”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Jashtme të Holandës.
Edhe Dhomat e Specializuara të Hagës kanë bërë të ditur se i kryejnë detyrimet e tyre, bazuar në udhëzimet që janë në fuqi lidhur me çështjen e vizave për anëtarët e familjes dhe vizitorët e tjerë.
Gjykata Speciale u krijua më 3 gusht 2015, pasi Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet kushtetuese dhe Ligjin për Dhomat e Specializuara. Kjo për të hetuar akuzat për trafikim organesh pas raportit të ish-senatorit zviceran, Dick Marty dhe akuzat e tjera për krime të pretenduara të luftës, të kryera nga ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Financues të kësaj gjykate janë Bashkimi Evropian si dhe Kanadaja, Norvegjia, Zvicra, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit
ASH e Selës kërkon që Gashi ta shfuqizojë konkluzionin pas interpelancës për Ilire Dautin
Osmani për masakrën e Reçakut: Kujtesa jonë është mburojë kundër harresës
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri