LAJMI I FUNDIT:

Prizreni me reduktime të ujit edhe dy vjet pas premtimit për furnizim të pandërprerë

Prizreni me reduktime të ujit edhe dy vjet pas premtimit për furnizim të pandërprerë

Tri lagje të Prizrenit vazhdojnë të kenë reduktime të ujit pavarësisht premtimit të kryetarit Ramadan Muja për ujë gjatë 24 orëve.

Banorët e lagjeve “Dardania”, “Kurillë” dhe “Bazhderhana” ankohen për reduktime të gjata të ujit.

Nexhat Raktaj nga “Dardania” e Prizrenit thotë se që dy vjet ujë të pijes ka vetëm gjatë 6-7 orëve brenda ditës.


“Gjendja është katastrofale me ujë. Prej 2013-ës deri tash reduktime kemi non-stop, çdo ditë prej orës dy-dy e gjysmë, deri në mëngjes në ora tetë e gjysmë që vjen uji. Me rezervuar, po mbushim rezervuarët e po e shfrytëzojmë ashtu ujin, ndërsa na kanë thënë se kemi me pas 24 orë ujë, a krejt obligimet e ujit i kemi kry dhe ende nuk është realizu premtimi”, thotë Nexhat Raktaj.

Kryetari Muja në fushatën zgjedhore të vitit 2013 kishte premtuar se qytetarët e Prizrenit do të kenë ujë të pijes 24 orë pa ndërprerje.

Reduktimet e ujit po i shkaktojnë problem në punë edhe Shkodran Gashit, i cili ka lokalin për larje veturash në lagjen “Kurillë”.

“Non-stop ka reduktime prej orës 8 në mëngjes deri në ora 11. Javën e kaluar ka pas reduktime të shpeshta, ka ndodhë prej orës 8 në mëngjes deri në 10 në mbrëmje s’ ka pas ujë. Kjo është pengesë për punën tonë, kur s’ ka ujë duhet me e mshelë, s’ kemi çka me bo tjetër, nuk mundemi me e kry shërbimin tonë si autolarje”, thotë Shkodran Gashi.

Qytetari tjetër Selman Cakaj thotë se nuk i di arsyet e ndaljes së ujit.

“Ja atë [arsyen] se di kërkush, veç ma shkurt ujë s’ kemi qysh duhet. Të shtunën s’ kemi pas gjithë ditën, të dielën ka ardhë krejt pak. Sot ka pak ma tepër, mas 12-ve ndalet shtypja, deri ora 13 ndalet krejt shtypja”, shpjegon Selman Cakaj.

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, njëherësh këshilltari politik i kryetarit Muja, Ymer Berisha, thotë se premtimi i kryetarit për ujë gjatë 24 orëve është përmbushur.

“Kemi kënaqësinë që të konfirmojmë për audiencën tuaj të respektuar se ky premtim elektoral është i përmbushur në tërësinë e tij, por lagjet që i apostrofoni ju mund të ndeshen eventualisht me prishje teknike të rrugëtimit të ujit nga burimi ne familje, ose eventualisht të shpërdorimeve”, thotë Berisha.

Ai deklaron se Prizreni ka kapacitet t’i furnizojë me ujë të gjithë qytetarët e lidhur në rrjetin e ujësjellësit.

“Përndryshe me përgjegjësi të plotë mund të deklarojmë se Prizreni ka kapacitete për furnizim uji me 24 orë, normalisht eliminuar shpërdorimet e ujit dhe normalisht defektet”, thotë Berisha.

Ai u bën thirrje atyre që ankohen për reduktime që t’i drejtohen ndërmarrjes “Hidroregjioni” për problemet që kanë, pasi sipas Berishës komuna ka investuar shumë për rritje të kapaciteteve të furnizimit me ujë.

Drejtori teknik për furnizim me ujë në kompaninë e “Hidroregjionit Jugor” të Prizrenit, Lulzim Paçarizi e pranon se tri lagjet e këtij qyteti kanë reduktime, por fajin për to ua lë problemeve teknike.

“Mund të them që po, kanë reduktime dhe reduktimet janë shumë të vogla, por ato janë për shkak të aspektit teknik, e jo për shkak të mungesës së ujit, këto gjëra duhet të ndahen. Në lagjen ‘Dardania’ furnizohen tetë orë në ditë me ujë të pijes, mirëpo nuk do të thotë që konsumatorët nuk kanë ujë, sepse na e dimë që të gjithë konsumatorët e asaj lagjeje posedojnë rezervuarë dhe tetë orë janë të mjaftueshme për me u mbushë ato rezervuare dhe çdo banor i lagjes ka ujë 24 orë”, thotë Paçarizi.

Sipas Paçarizit për furnizimin me ujë të 36 mijë konsumatorëve të “Hidroregjionit Jugor” duhen 400 deri 500 litra ujë në sekondë, të cilat kapacitete kjo kompani i ka.

Ai furnizimin me ujë gjatë 24 orëve e lidh me eliminimin e humbjeve në rrjet dhe ndalimin e keqpërdoruesve të ujit.

“Si sfidë do ta veçoja që të kemi mundësi që përmes bashkëpunimit me konsumatorët të zvogëlojmë humbjet e ujit në mënyrë që edhe ai ujë që nevojitet të prodhohet të ketë një kosto më të ulët të prodhimit, që do të ndikojë drejtpërdrejtë edhe në mundësinë e kompanisë tonë që të mirëmbajmë edhe rrjetin edhe të jemi të gatshëm për furnizim me ujë për të gjithë banorët e qytetit të Prizrenit dhe fshatrave”, thotë Paçarizi.

Drejtori teknik i “Hidroregjionit Jugor” edhe me reduktimet që ka në Prizren, gjendjen e furnizimit me ujë në këtë qytet e konsideron më të kënaqshmen në Kosovë. /kallxo.com/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Kalo në kategori