LAJMI I FUNDIT:

Pritet barazimi i Euros me Dollarin

Pritet barazimi i Euros me Dollarin

Vetëm gjatë muajit maj, euro ka rënë kundrejt dollarit për rreth 6.5 %, ndërsa nga fillimi i vitit mbi 15 %.

Kursi i euros gjatë vitit të ardhshëm, për shkak të krizës së borxheve në Evropë, mund të bie në vetëm një dollarë, që është niveli i shënuar për herë të fundit në korrik 2002, transmeton agjencia AP.

Ekspertët e kompanisë financiare amerikan “Morgan Stanley” mendojnë se në periudhën e ardhshme duhet pritur dobësim të euros.

Ata parashohin që në tremujorin e parë të vitit të ardhshem, euro të bie në 1.12 dollarë, por pas kësaj parashohin forcim të konsiderueshëm të monedhës së vendeve të eurozonës.


Euro dje kishte vlerën e më pak se 1.23 dollarë, në bursën e monedhave në Londër, pasi që investitorët në gjithë Evropën vazhdojnë të shqetësohen nga mundësia e pasojave të rënda të krizës greke të borxheve tek vendet tjera të eurozonës, dhe veçanërisht në vendet më të rrezikuara, në Portugali dhe Spanjë.