LAJMI I FUNDIT:

“Prishtina” nis testimin e rrjetit të ri të ujësjellësit

“Prishtina” nis testimin e rrjetit të ri të ujësjellësit
Foto: Ilustrim

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” do të testojë rrjetin e ri të ujësjellësit për lagjen “Aktash” në Prishtinë, duke filluar nga rruga “Hilmi Rakovica” e deri te rruga “Rexhep Mala”.

Ky test i cili do të nis sot, e do të vazhdoj edhe më datë 30 dhe 31 maj 2015, por banorët që jetojnë në lagjen e lartcekur do të furnizohen me ujë.

KUR “Prishtina”, thotë se testimi i rrjetit të ri të ujësjellësit, është një nga investimet e fazës së dytë, të cilat pothuajse janë në përfundim e sipër.


“Faza e dytë e investimeve nënkupton ndërrimin e rrjetit primar, sekondar dhe terciar të ujësjellësit, duke i përfshirë edhe kyçjet shtëpiake dhe vendosjen e ujëmatësve të rinj. Nga dita e nesërme, 29 maj 2015, konsumatorët e lagjes “Aktash” në tërësi do të furnizohen me ujë të pijshëm nga rrjeti i ri i ujësjellësit, edhe pse faza testuese do zgjasë gjithsej tre ditë”, thuhet në komunikatën për media të kësaj kompanie.

E për të gjithë ata që jetojnë në këtë lagje, e që mund të kenë ndërprerje të ujit, kompania e ujësjellësit i fton që t ë lajmërohen në Dispiqerinë e KUR “Prishtina” në numrin e telefonit 044/ 520-270 ose në numrin 044/ 727-949 Sokol Xhafa (inxhinier i Hidroteknikës), pasi që kur të eliminohet rrjeti i vjetër i ujësjellësit dhe të funksionalizohet rrjeti i ri, mund të ndodhë që ndonjë objekt apo shtëpi private të mos jetë kyçur në rrjetin e ri.

Por zyrtarë të kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” thonë se janë të gatshëm të dalin menjëherë në vendin e ngjarjes për t’i kyçur në rrjetin e ri edhe konsumatorët që mund të kenë mbetur jashtë këtij procesi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Trepça eksporton 237.50 T koncentrat të plumbit

Trepça eksporton 237.50 T koncentrat të plumbit

Ekonomi
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Kalo në kategori