LAJMI I FUNDIT:

Prinici Michael pëlqen verërat e Kosovës

Prinici Michael pëlqen verërat e Kosovës

Princi Michael i Kentit, ka theksuar se është i impresionuar me arritjet në Kosovë, si dhe që është optimist për të ardhmen e saj. Ai ka lavdëruar edhe shijen e verës, duke shtuar se këtë pije dëshirojnë ta kenë edhe ne Britani.

Princi Michael i Kentit, i cili po qëndron në një vizitë në Kosovë, ka vizituar pasditen e së premtes kompaninë për prodhimin e e verërave “Stonecastle”në Rahavec.

Menaxheri i kësaj kompanie, Shani Mullaabazi e ka njoftuar Princin dhe delegacionin e biznesmenëve britanikë, që e shoqëronin, si dhe ambasadorin britanik në Kosovë, Andy Sparkes, për veprimtarinë dhe punën e kësaj kompanie vreshtare që nga privatizimi e deri më sot, duke veçuar cilësinë e mire të verës, por duke theksuar nevojën për eksport të verës në tregjet evropiane. Mullabazi kërkoi mbështetje nga Lartëmadhëria e Tij që verërat tona të jenë sa më shumë të pranishme në tregjet dhe në tryezat britanike.