LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet jozyrtarisht LG G3 Prime

Prezantohet jozyrtarisht LG G3 Prime

Derisa pritet lansimi zyrtar i LG G3 Prime, një shitës me pakicë në Korenë e Jugut e ka bërë atë publik para kohe, duke e vënë atë në dispozicion për para-porosi, edhe para vet prodhuesit LG.

Në fotografi mund të shihet prezantimi i reklamës për LG G3 Prime, i cili do të vijë me Cat.6 LTE-A, që nënkupton se telefoni i ri i LG-së do të vijë me procesorin quad core Qualcomm Snapdragon 805, siç edhe është pritur deri më tani.

LG G3 Prime gjithashtu pritet të sjell ekranin me 5.5 inç në Quad HD me rezolucionin prej 2560 x 1440 pikselëve, bashkë me 3GB RAM dhe Adreno 420 GPU.

Shpejtësia e shkarkimit në LG G3 Prime do të arrijë deri në 225Mbps, pasi që pajisja përfshin LTE-A, ndërsa kamerat e këtij telefoni/fableti do të jenë të njëjta me ato të LG G3, përkatësisht 2.1MP në kamerën e përparme dhe atë të pasmen me 13MP.


Fillimisht pritet që LG G3 Prime të lansohet në Korenë e Jugut, dhe në SHBA, e më pas të vijë edhe në Evropë, edhe pse datat e sakta ende nuk janë të ditura për këtë. /Telegrafi/