LAJMI I FUNDIT:

Presin rritje të turistëve dhe vizitorëve

Presin rritje të turistëve dhe vizitorëve

Shoqata Turistike Hoteliere dhe e Restoranteve e Kosova është bërë anëtare e Aleancës Ballkanike të Hotelerisë BAHA. Anëtarësimi i Kosovës në këtë aleancë pritet të thelloj bashkëpunimin me vendet e rajonit në fushën e turizmit, në mënyrë që kjo degë të zhvillohet në mënyrë zinxhirore me vendet e Ballkanit.

Izedin Statovci nga kjo shoqatë tha se ky anëtarësim do të ndikoj pozitivisht në prezantimin e turizmit kosovarë në rajon e më gjerë, si dhe në ardhjen e sa më shumë vizitorëve në Kosovë.

Sipas statistikave rreth 540 milionë turist qarkullojnë brenda vitit në Evropë. Organizimi i vendeve të Ballkanit në një asociacion turistik ka për qëllim që rajoni të kthehet në qendër të turizmit në Ballkan. /Telegrafi/