LAJMI I FUNDIT:

Presidentja ridizajnon zyrën

Presidentja ridizajnon zyrën

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahajaga është përkujdesur që zyrat e institucionit më të lartë shtetërore që e udhëheqë, të dukën sa më bukur. Ajo do të paguajë 9 mijë euro për shërbimin e ridizajnimit të zyrës.

Për këto shërbime presidenca tashmë ka kryer edhe procedurat e prokurimit, raporton ORAinfo. Sipas njoftimit të KRPP-së, presidenca këtë javë ka përzgjedhur kompaninë “Bizzarro – Kuzhina” në tenderin “Shërbimi i ridizajnimit të zyrës”.

Në këtë tenderë kanë aplikuar tre kompani, përderisa oferta më e shtrenjtë ishte 9 mijë e 939 euro.


Ndryshe, këto nuk janë shpenzimet e vetme që presidenca ka bërë këtë vit për rregullimin e zyrës.

Muaj më parë presidenca ka shpenzuar edhe 20mijë euro tjera që të rinovojë zyrën e kabinetit të presidentes dhe për blerjen e tepihsonëve të rinj. /Telegrafi/