LAJMI I FUNDIT:

Portugalia ka nevojë për 100 miliardë euro

Portugalia ka nevojë për 100 miliardë euro

Mediet portugeze kanë raportuar se vendi mund të ketë nevojë për më shumë se 100 miliardë euro ndihmë për të kaluar krizën e borxhit.

E përditshmja portugeze Diario Economico tha në raportin e saj foli për një shifër 20 miliardë euro më shumë nga sa ishte raportuar më herët duke cituar nevojën për 10 miliardë euro shtesë për sistemin bankar.

Ndërkohë sipas raportit ende nuk dihet nëse Bashkimi Europian do të miratojë këtë shtesë pasi vlerësimet e mëparshme u shprehën për ndihmë në 80 miliardë euro. Sipas të përditshmes vlerësimi i mësipërm është bërë nga ekipi i Bashkimit Europian dhe i Fondit Monetar Ndërkombëtar, që gjenden për vizitë në Lisbonë.

Sipas gazetës në këtë shtesë të ndihmës pjesën më të madhe e luan nevoja për kapitalizim me 5.3 miliardë euro që duhet për të mbushur vrimën që shkaktoi shtetëzimi i bankës BPN në vitin 2008.


Ndërkohë misioni i Bashkimit Europian dhe i FMN, pritet që në ditën e mërkurë të bëjë të ditur edhe termat e marrëveshjes së ndihmës për Portugalinë. /Telegrafi/