LAJMI I FUNDIT:

Policia vë në pranga 11 persona të dyshuar për abuzim dhe trafikim të fëmijëve

Policia vë në pranga 11 persona të dyshuar për abuzim dhe trafikim të fëmijëve

Policia e Kosovës gjatë një operacioni policor të zhvilluar ka vënë në pranga 11 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale që ndërlidhen me trafikim dhe abuzim me fëmijë.

“Në kuadër të këtij fushëveprimi, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e PK-së, bazuar në një plan të veçantë operativ “Identifikimi i fëmijëve lëmoshë kërkues si viktima të mundshme të trafikimit” të implementuar nga data 06.11.2017 deri me datën 10.11.2017, nga të gjitha njësitë e kësaj drejtorie dhe akterët tjerë relevantë, si: prokuroritë në rajonet përkatëse, qendra për punë sociale, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj dhe stacionet policore, ka arritur rezultatet si në vijim: Identifikimi i (21) fëmijëve lëmoshë kërkues, prej tyre (13) shtetas kosovarë dhe 8 shtetas shqiptarë,

Identifikimi i (19) lëmoshë kërkuesve të rritur, prej tyre (9) shtetas kosovarë dhe (10) shtetas shqiptarë,
Të arrestuar gjithsej (11) persona të dyshuar.


Prej (21) fëmijëve lëmoshë kërkues, 18 kanë qenë të shoqëruar nga familjarët e tyre dhe të pajisur me dokumente që kanë vërtetuar lidhjen familjare, ndërsa tre (3) kanë qenë të shoqëruar me persona tjerë e që janë identifikuar si viktima të trafikimit, ku edhe janë iniciuar procedimet penale. Në prani të punëtorit social, të gjithë fëmijëve lëmoshë kërkues u është plotësuar formulari për shënimet e lëmoshë kërkuesve dhe janë marrë në pyetje familjarët e tyre, me qëllim të identifikimit të viktimave potenciale të trafikimit me njerëz dhe janë trajtuar sipas procedurave të parapara.

Gjatë marrjes në pyetje janë identifikuar (3) viktima të trafikimit, dy nga Shqipëria dhe një nga Kosova.

Për fëmijët të cilët nuk kanë rezultuar si viktima të trafikimit me njerëz janë ndërmarrë veprimet dhe masat e nevojshme ligjore si në vijim:

– Shtetasit e huaj janë dorëzuar në njësinë përkatëse, në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj dhe në njësitë e migrimit në drejtoritë rajonale policore kufitare që të vazhdojnë me veprime bazuar në Ligjin për të huaj.
– Për shtetasit kosovarë, në konsultim me prokuroritë përkatëse, janë inicuar (9) raste “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” sipas nenit 250 të Kodit Penal të Kosovës dhe janë dorëzuar kallëzime penale kundër prindërve të fëmijëve lëmoshë kërkues.

Përderisa për veprën penale ‘trafikim me njerëz’ janë inicuar dy (2) raste dhe janë arrestuar tre persona të dyshuar, dy (2) shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe një (1) i Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive negative në vend, veprave penale të specifikuara sipas kodit penal të RKS-së, duke përfshirë edhe të gjitha llojet e krimit, në veçanti ato që ndërlidhen me trafikimin dhe abuzimet me fëmijë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Lëndime në krahun e majtë dhe kafazin e kraharorit" - Shurdhiqi nga Kardiokirurgjia flet për gjendjen e njërit nga të plagosurit

Jehona Hulaj
Stano: Dështimi i Kosovës dhe Serbisë për të ulur tensionet do të ketë pasoja

Stano: Dështimi i Kosovës dhe Serbisë për të ulur tensionet do të ketë pasoja

Lajme
Çanak tregon se për cilat plane të Serbisë e informoi kryeministrin Kurti

Çanak tregon se për cilat plane të Serbisë e informoi kryeministrin Kurti

Lajme
Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Lajme
Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
​KQZ deri më tani ka refuzuar 19% të kërkesave për regjistrim të votuesve jashtë vendit

​KQZ deri më tani ka refuzuar 19% të kërkesave për regjistrim të votuesve jashtë vendit

Politikë
Kalo në kategori