LAJMI I FUNDIT:

Policia siguron pasurinë e Hekurudhave

Policia siguron pasurinë e Hekurudhave

Hekurudhave e Kosovës kanë nënshkruar të premten një marrëveshja të mirëkuptimit me Policinë e Kosovës cila ka për qëllim bashkëpunimin e ngushtë në mes të dy institucioneve.

Marrëveshja e nënshkruar do të kontribuoj në sigurimin e pasurisë së Hekurudhave të Kosovës nga veprimet e ndryshme ilegale dhe thellimin e skemës së ndërsjellë të bashkëpunimit në fushat e caktuara të sigurisë për qëllime që janë me interes të përbashkët.

Realizimi i kësaj marrëveshje do të bëhet në raste të rrezikimit të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme të hekurudhave, përkrahja sipas kërkesave për ofrimin e sigurimit personelit të HK-së gjatë punës në transportimin e udhëtarëve dhe mallrave.

Drejtori i Hekurudhave të Kosovës Xhevat Ramosaj tha se kjo marrëveshje ka rëndësi të madh për hekurudhat pasi që siguron asetet nga keqbërësit. Ai ka falënderuar Policinë e Kosovës për përkrahjen e dhënë.


Ndërkaq drejtori i përgjithshëm e Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi tha se ekziston gatishmëria nga ana e Policisë së Kosovës për përkrahje dhe bashkëpunimin me Hekurudhat e Kosovës, duke ditur rëndësinë që ka transporti hekurudhor për zhvillimin e vendit. /Telegrafi/