LAJMI I FUNDIT:

Policia rrahu edhe nipin e Adem Jasharit

Policia rrahu edhe nipin e Adem Jasharit

Policia nuk "kurseu" asnjërin prej studentëve të tubuar sot para Universitetit të Prishtinës për të protestuar. Nga Policia e Kosovës u rrah edhe kryetari i Parlamentit Studentor, Fazli Jashari, i biri i Rifat Jasharit, nipi i heroit Adem Jashari.

Për këtë kanë reaguar një grup i ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-pjesëtarë të TMK-së.

“Ndihemi thellë të ofenduar dhe të indinjuar me sjelljen brutale të Policisë së Kosovës ndaj anëtarit dhe nipit të familjes se shenjtë Jashari, Fazli Rifat Jasharit, kryetar i Parlamentit Studentor në Fakultetin e Prishtinës, në një protestë të organizuar krejtësisht paqësore dhe të drejtë, ku nga policët e Dr. Bajram Rexhepit nuk u kursye as Fazli Rifat Jashari”, thuhet në një komunikatë, transmeton KP.


“Ne, ish pjesëtarët e ish-TMK-së, të papunë, ndihem shumë rëndë të prekur dhe të ofenduar nga ky akt vandal dhe qyqar i Qeverisë së Kosovës, i ministrit Rexhepi. Kërkojmë që sa më shpejt që të jetë e mundur të reagohet dhe të trajtohet si rast specifik dhe të ndëshkohen ata të vetëquajtur policë që ushtruan dhunë ndaj njërit nga anëtarët e familjes Jashari”, thuhet në komunikatën e Grupit iniciues i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të ish-pjesëtarëve të TMK-së, tani të papunë, të prirë nga Shqiprim Lika. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori