LAJMI I FUNDIT:

Policia, gjoba të mëdha për përdoruesit e dritave rotative në komunikacion

Policia, gjoba të mëdha për përdoruesit e dritave rotative në komunikacion

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka njoftuar se ka vërejtur që në komunikacionin rrugor kohëve të fundit është në rritje qarkullimi i automjeteve të ndryshme, që në mënyrë joligjore dhe pa autorizim po përdorin dritat rotative dhe kësisoj po keqpërdorin përparësinë e kalimit gjatë lëvizjes së tyre në trafik.

“Me këtë veprim joligjor po reflektojnë një pasqyrë jo të mirë në trafik, duke bërë kundërvajtje në komunikacionin rrugor, si hyrja në dritë të kuqe, tejkalim të shpejtësisë së kufizuar, tejkalimin e kolonës së mjeteve, tejkalim në vijë të plotë… etj. dhe gjithashtu po rrezikojnë jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacionin rrugor.
Ligji për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor nr. 02/L-70, saktësisht neni 165, përcakton se cilat mjete konsiderohen mjete me përparësi kalimi dhe që kanë të drejtë përdorimin e tyre”, thuhet në njoftim.

PK-ja më tej ka theksuar se për të gjithë ata që nuk veprojnë sipas rregullave në komunikacionin rrugor dhe të cilët posedojnë apo përdorin pajisje të tilla të kundërligjshme në mjetet e tyre, do të ndërmerren masat e duhura konform Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor nr. 02/L-70, gjegjësisht neni 169.


“Policia e Kosovës përmes një urdhri policor do të ketë angazhim shtesë në marrjen masave vepruese dhe parandaluese, me qëllim të largimit të pajisjeve, dritave rotative dhe të zërit, të montuara në automjete, të cilat përdoren nga persona të paautorizuar, përdorimi i të cilave është në kundërshtim me ligjin në fjalë.
Policia e Kosovës përmes njësiteve të saja relevante do të merret me identifikimin e automjeteve, gjegjësisht ngasësve të automjeteve që keqpërdorin dritat emergjente pa autorizim, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve ligjore pa asnjë hezitim ndaj tyre sipas kundërvajtjeve në vijim që përcaktohen me ligj”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

pol

Në trend Lajme

Më shumë
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Rruga Tetovë-Prizren, qeveria e RMV-së duhet të bëjë projektin

Rruga Tetovë-Prizren, qeveria e RMV-së duhet të bëjë projektin

Lajme
Kalo në kategori