LAJMI I FUNDIT:

Policia apel shoferëve që të vozisin me kujdes pasi që ka filluar të shfaqet mjegulla

Policia apel shoferëve që të vozisin me kujdes pasi që ka filluar të shfaqet mjegulla

Policia e Kosovës, ka kërkuar nga shoferët që të jenë të kujdesshëm pasi që ka filluar të shfaqet mjegulla në vendet ku pozita gjeografike është më e ulët.

Policia e Kosovës thekson se ngasja në mjegull është e rrezikshme prandaj duhet pasur kujdes, transmeton Telegrafi.

“Mbani në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë, mjegulla më e dendur mund të jetë më afër lumenjve. Përdorni dritat e mjegullës. Nëse automjeti juaj i ka këto drita kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita e bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët e tjerë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


Më tej në njoftim thuhet se “Disa automjete kanë edhe dritat e pasme të mjegullës të cilat ndihmojnë shoferët që lëvizin mbrapa t’ju shohin juve edhe nga një distancë më e madhe”.

“Mjegulla mund të krijojë një iluzion optik dhe t’i bëjë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë seç janë. Mbani vëmendjen, mos shpejtoni. Ndizni dritat gjatë ngasjes, por mos ndizni dritat me rreze të gjatë”, vijon njoftimi.

PK pohon se “ Ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, e cila gjithashtu e bën të pamundur që shoferët e tjerë t’ju shohin”.

“Mbani ndezur dritat e shkurtra dhe të mjegullës. Mbani nën kontroll shpejtësinë e lëvizjes. Mbani krahun e djathtë të rrugës gjatë lëvizjes”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"E kam lut me u ndal”, pronari i hotelit ku kishte ndodhur vrasja në Dragodan rrëfen për ngjarjen

Drejtësi
Analisti: Kosova në udhëkryq, ose të bashkohet me Shqipërinë ose me Serbinë

Analisti: Kosova në udhëkryq, ose të bashkohet me Shqipërinë ose me Serbinë

Lajme
Konsumonin darka deri në 400 euro dhe iknin pa paguar, arrestohet çifti shqiptaro-italian në Korçë

Konsumonin darka deri në 400 euro dhe iknin pa paguar, arrestohet çifti shqiptaro-italian në Korçë

Lajme
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë

Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë

Lajme
Për herë të parë në Pejë mbahet Forumi i Paqes, me temë “Ndërtimi i paqes në një botë rivaliteti”

Për herë të parë në Pejë mbahet Forumi i Paqes, me temë “Ndërtimi i paqes në një botë rivaliteti”

Lajme
Dy qytetarë sulmohen nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë

Dy qytetarë sulmohen nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori