LAJMI I FUNDIT:

Podujeva do të bëhet me shtatë ura

Podujeva do të bëhet me shtatë ura

Në kuadër të investimeve kapitale në ndërtimin dhe rregullimin e infrastrukturës, në qytet dhe pesë fshatra të Podujevës, Komuna e Podujevës sivjet do të ndërtojë shtatë ura mbi lumenj.

Këto ditë ka filluar ndërtimi i urës mbi lumin Llap e cila lidh lagjen e “Blakçorëve” me qendrën e qytetit.

Ndërtimi i saj është vetëm njëra nga shtatë urat që do të ndërtohen sivjet nga buxheti i Komunës në qytet dhe fshatrat e Podujevës, transmeton Telegrafi.


Drejtori i Shërbimeve Publike, Faik Muçiqi, tha se krahas urës në qytet javën që vjen do të fillojë ndërtimi edhe i tri të tjerave dy në fshatin Zhiti dhe një në Repë.

Për realizimin e këtij projekti, Komuna e Podujevës ka ndarë nga buxheti i saj rreth 130 mijë euro./Telegrafi/