LAJMI I FUNDIT:

Po shkëlqen te Leverkuseni, tre gjigantët evropianë duan transferimin e Grimaldos

Po shkëlqen te Leverkuseni, tre gjigantët evropianë duan transferimin e Grimaldos

Alejandro Grimaldo është një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë, pasi ai këtë edicion është duke luajtur në mënyrë të mrekullueshme.

Mbrojtësi i majtë spanjoll iu bashkua skuadrës gjermane Bayer Leverkusen si transferim i lirë verën e vitit të kaluar nga Benfica dhe vlera e tij tani është ngritur në 45 milionë euro.

28-vjeçari ka numra të jashtëzakonshëm këtë edicion, ku në 41 ndeshje zyrtare ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar në 15 të tjerë duke bërë për vete edhe top klubet evropiane.


Ish-lojtari i La Masia rrezikon zemërimin e tifozëve të Barcelonës me deklaratën për Real Madridin
Lexo po ashtu Ish-lojtari i La Masia rrezikon zemërimin e tifozëve të Barcelonës me deklaratën për Real Madridin

Stili i tij sulmues i lojës dhe aftësitë krijuese e kanë bërë atë një nga mbrojtësit e krahut më të spikatur në Evropë, gjë që ka tërhequr vëmendjen e tre skuadrave të mëdha.

Bayern Munich, Arsenal dhe Liverpool janë të vendosur të nisin një betejë në afatin kalimtar të verës, teksa përpiqen të sigurojnë shërbimet e anësorit spanjoll.

Plani B i Real Madridit nëse nuk arrijnë të nënshkruajnë me Alphonso Davies
Lexo po ashtu Plani B i Real Madridit nëse nuk arrijnë të nënshkruajnë me Alphonso Davies

Përkundër se është një nga pikat kyçe të skuadrës, Leverkusen mund ta shes mbrojtësin e majtë nëse vije një ofertë mbi 45 milionë euro, duke marrë parasysh se e kanë transferuar falas një vit më parë.

Sport Bild ka raportuar se tre klubet e interesuara për lojtarin e kanë monitoruar nga afër në disa ndeshje dhe në verë pritet të dalin me oferta zyrtare.

Falë paraqitjeve fantastike me Leverkusenin, Grimaldo ka fituar edhe një vend në Përfaqësuesen e Spanjës dhe pritet të jetë pjesë e listës për Euro 2024. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori