LAJMI I FUNDIT:

Po shkelet dinjiteti i nëpunësve

Po shkelet dinjiteti i nëpunësve

Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës dhe Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës kanë nënshkrua sot një marrëveshje bashkëpunimi dhe bashkëveprimi. Kjo marrëveshje ka për qellim përmirësimin e kushteve të punës së shërbyesve civil, përmirësimin e standardit jetësor në mbarë administratën publike të Kosovës.

Objekt i këtij bashkëpunimi do të jetë, harmonizimi i përbashkët i kërkesave me prioritet për shërbyesit civil të Administratës Publike të Kosovës, pjesëmarrja e përbashkët e dhe dërgimin e kërkesave në institucionet e relevante të Republikës së Kosovës, hartimi i përbashkët i kontratës kolektive, shërbimi i përvojave pozitive nga niveli bazë e deri në qendër për hartimin e kontratës kolektive.

Ndue Kalaj kryetar i sindikatës se Pavarur të Administratës së Kosovës, tha se këto dy sindikata do të përfaqësojnë nëpunësit e administratës së Kosovës.

Sipas tij kjo është kategoria më e ndjeshme. “Ka shkelje të dinjitetit të tyre që 10 vite, në vazhdimësi, dhe ne me bashkimin e sindikatave tona do ta fuqizojmë këtë kategori që meriton të përkrahet”, tha ai. Kalaj tha se gjendja e këtyre është duke u vështirësuar dita ditës, dhe me këtë marrëveshje do ta detyrojmë Qeverinë e Kosovës që të këtë një kujdes më të madh për këta punonjës.


Mursel Zymberi kryetar i Sindikatës se Shërbimit Civil të Kosovës tha se këto dy sindikata do t’i dërgojnë kërkesat institucioneve të Republikës se Kosovës për përmirësimin e kushteve duke filluar nga Presidenca, Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës dhe Ministritë përkatëse. Ai tha se nëse Qeveria i injoron edhe më tutje ata do të vihen në veprim.

“Do të fillojmë dialogun Social, me kryeministrin dhe do të mbajmë përgjegjësit për zhvillimet e mëtutjeshme pra nivelimin e pagave, sigurimin e shujtës, sigurimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe pranimin e stazhit të punës se paku nga pas lufta”, tha Zymberi