LAJMI I FUNDIT:

Plani Strategjik për HIV/AIDS

Plani Strategjik për HIV/AIDS

Me rastin e shënimit të ditës botërore të AIDS, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Ekipin e Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ka publikuar planin strategjik për HIV/AIDS 2009 -2013

Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 synon parandalimin e përhapjes së HIV-it dhe mbajtjen e ultë të shkallës së prevalencës nën 5% në mesin e grupeve të konsideruara në rrezik nga HIV, si dhe zbutjen e ndikimit të HIV dhe AIDS tek personat e prekur nga ky virus. Duke pasur parasysh kompleksitetin dhe ndikimin e HIV/AIDS-it në tërë shoqërinë, ky plan strategjik kërkon bashkim të përpjekjeve dhe përgjigje ndërsektoriale të strukturave institucionale, shoqërisë civile dhe komuniteti ndërkombëtarë, me qëllimi krijimin e një qasje gjithëpërfshirëse drejt arritjes së objektivave të definuar në këtë strategji: Zvogëlimi i rrezikshmërisë në mesin e grupeve kyçe të popullatës në rrezik nga HIV -i, Zvogëlimi i rrezikshmërisë së popullatës së përgjithshme nga HIV-i, Përmirësimi i parandalimit, kujdesit dhe trajtimit të HIV/AIDS në sektorin shëndetësor, Përmirësimi i jetës së personave që jetojnë me HIV/AIDS, Përmirësimi i bazës së dëshmive për parandalimin e HIV-it, kujdesin dhe mbështetjen efikase, Përmirësimi i kornizave institucionale dhe kapaciteteve në gjithë sektorët, Përmirësimi I legjislacionit mbështetës , politikave dhe planeve.

Duke pasur parasysh përvojat, vlerësimet dhe mësimet e periudhës 2004-2008, Plani Strategjik i Kosovës për HIV/AIDS 2009 – 2013 paraqet një dokument me komponentët kyçe për implementim, përshi: koston e objektivave strategjike, planin e detajuar dhe planin e punës ne periudhë dy vjeçare, me role të definuara të partnerëve kryesor zbatues, rezultate të identifikuara me caqeve vjetore dhe mekanizëm për monitorim dhe vlerësimit të progresit. “Ky plan synon që të mban Kosovën si vend me prevalencë të ulët të HIV-it, përmes zhvillimit të shërbimeve kualitative që do të jenë gjithëpërfshirëse si dhe krijimit të ambientit përkrahës. Jetësimi i aktiviteteve të planifikuara është drejtpërdrejt i lidhur me arritjen e rezultateve kyçe. Roli udhëheqës i Qeverisë së Kosovës është thelbësorë në implementimin e Planit Strategjik të Kosovës për HIV/AIDS, në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë sektorët, përfshirë këtu shoqërinë civile si dhe sektorin privat. Mekanizmat institucional për përgjigje shumë sektoriale do të forcohen pasi që vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë që t’i japim përgjigje adekuate sfidës së HIV/AIDS-it”, thotë ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi. “Plani strategjik është sigurisht një hap shumë i rëndësishëm , por e duhet të zotohemi për zbatimin e plotë të këtij plani. Ky plan konkret, masat konkrete për secilin institucion me një sistem të qëndrueshëm të koordinimit, i cili duhet të vendoset, do ta ndihmoj të gjithëve që t’i bashkojmë përpjekjet tona dhe dokumentin ta shndërrojmë në punën tonë të përditshme” thotë znj. Lubrani, Koordinatore e Ekipit të Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT). Hartimi i Planit të veprimit u bë i mundur falë përkushtimit të profesionistëve vendorë dhe bashkëpunimit të ngushtë ndër-institucional të mbështetur nga UNKT.