LAJMI I FUNDIT:

Plani duhet të fuqizoj sektorin privat

Plani duhet të fuqizoj sektorin privat

Profesori i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës (UP), Nagip Skënderi, është shprehur se vizioni i Zhvillimit Ekonomik, i hartuar kohë më parë nga Qeveria e Kosovës, në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, ka përcaktuar qartë prioritetet zhvillimore të vendit për periudhën afatmesme ekonomike, që pikësynim ka perspektivën e vendit për një shoqëri evropiane, prosperuese dhe të dinjitetshme për të gjithë qytetarët e vendit.

Ai i ka thënë gazetës “Epoka e Re” se programi ekonomik qeveritar parasheh realizimin e misionit nëpërmjet katër shtyllave kryesore që shkojnë drejt një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm. “Përcaktimet zhvillimore për një zhvillim të qëndrueshëm substancial ekonomik duhen orientuar drejt fuqizimit të mëtejmë të sektorit privat, rritjes së konkurrencës biznesore, përmirësimit të kushteve thelbësore për krijimin e kushteve të favorshme për investimet e brendshme dhe ato të drejtpërdrejta nga jashtë, përmirësimin e ambientit dhe imazhit për investime duke krijuar një ambient stabil dhe të sigurt, si dhe ndryshimin e disa instrumenteve politike të objektivave makroekonomike”, ka thënë ai.

Sipas Skënderit, programi ekonomik është mjaft vizionar nëse qeveria përdorë fuqishëm dhe drejt mekanizmat ekonomikë të lartpërmendur. “Objektivat makroekonomike do të mund të realizohen, në të kundërtën ato mund të mbeten vetëm si të shkruara në letër, dhe asgjë më shumë. Mendoj se në këtë drejtim institucionet duhet të fuqizohen edhe më shumë me resurse humane të nivelit të ekspertëve”, ka vlerësuar Skënderi.

Qëllimi i fundit i këtij programi, sipas tij, duhet të jetë zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, gjenerimi i vendeve të reja të punës, përmirësimi i pozitës sociale të qytetarëve me theks ulja e varfërisë. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Ekonomi
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Plani i BE-së për rritje ekonomike, çka i kërkohet Kosovës e çka Serbisë për të përfituar nga fondi

Plani i BE-së për rritje ekonomike, çka i kërkohet Kosovës e çka Serbisë për të përfituar nga fondi

Ekonomi
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori