LAJMI I FUNDIT:

Plaçkitet NL Banka në Podujevë

Plaçkitet NL Banka në Podujevë

Përmes një komunikate për opinion policia ka njoftuar se të martën (15.12.2009) rreth orës 18:30 ka marrë informatën për një grabitje të armatosur, e cila ka ndodhur në filialin e bankës NLB e cila gjendet në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Të dyshuarit që të dy të maskuar dhe të armatosur nën kërcënimin e armës kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash, dhe me shpejtësi me një veturë të dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Për të konfirmuar shumën e parave të grabitura policia është duke punuar ngushtë me zyrtarë të bankës.
Aktualisht policia e mbështetur edhe nga prokurori i rastit po punon me përkushtim për të identifikuar të dyshuarit e mundshëm, veturën me të cilën janë larguar si dhe vendndodhjen e tyre.