LAJMI I FUNDIT:

Pirlo sërish në radarin e Chelseat

Pirlo sërish në radarin e Chelseat

Mesfushori i Milanit, Andrea Pirlo, është rikthyer në listën e dëshirave të trajnerit të Chelseat, Carlo Ancelotti.

Sipas The Sun, Ancelotti është duke u rrotulluar rreth mesfushorit të Evertonit, Jack Rodwell, megjithëse Roman Abramovich tradicionalisht nuk del jashtë limitit të tij të Krishtlindjeve.

Por Ancelotti do të ketë mungesa të ndjeshme në muajin janar pasi një varg lojtarësh si Didier Drogba, Michael Essien, John Obi Mikel dhe Salomon Kalou, do të udhëtojnë në detyrë me kombëtaret e tyre në Kupën e Afrikës.

Së bashku me Rodwell, Pirlo po ashtu është në listën e blerjeve të Ancelottit, së bashku me yllin e Atletico Madrid, Sergio Aguero./Telegrafi/