LAJMI I FUNDIT:

Pires: Arsenali nuk do ta lë Fabregasin të largohet

Pires: Arsenali nuk do ta lë Fabregasin të largohet

Legjenda e Arsenalit, Robert Pires, nuk mund ta shoh dot Cesc Fabregasin në largim nga Emirates për të shkuar te Barcelona.

Pires, që do të largohet nga Villareali pasi kontrata e tij të skadojë muajin e ardhshëm, këmbëngul se Topçinjtë nuk do ta lënë mesfushorin më të mirë të tyre të largohet aq lehtë.

“Unë besoj se Arsenali nuk do ta lë Fabregasin të largohet. Cesc është imazhi i Arsenalit. Unë vë bast se do ta shohim Fabregasin sezonin e ardhshëm përsëri në fanellën e Arsenalit”.

“Nëse sot, po shohim një Fabregas të mirë, është për shkak se ai ka mbështetje të plotë të Arsene Wengerit. Kjo është arsyeja pse nuk mund ta shoh atë të lejuar të largohet”, ka thënë Pires. /Telegrafi/