LAJMI I FUNDIT:

Pique: Nuk duhet ta nënvlerësojmë Arsenalin

Pique: Nuk duhet ta nënvlerësojmë Arsenalin

Barcelona do të luajë kundër Arsenalit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa mbrojtësi katalunas Gerard Pique ka tërhequr vërejtjen për të mos nënvlerësuar skuadrën ‘e re’ angleze.

“Arsenali është skuadër ‘e re’ por ata nuk duhen nënvlerësuar. Cesc Fabregas është lojtari më i mirë i Arsenalit, që bart peshën e ekipit dhe i kryen vetë të gjitha punët”, është shprehur spanjolli.

Në rast se Barcelona dhe Inter kualifikohen në gjysmëfinale, atëherë do të ndeshen në duelin e gjigantëve, mirëpo Pique kërkon përqendrim te dy takimet kundër Topçinjve dhe pastaj gjithçka me radhë. /Telegrafi/