LAJMI I FUNDIT:

Pilotët e Lufthansa në grevë katërditëshe

Pilotët e Lufthansa në grevë katërditëshe

Pilotët e aviotransportuesit kombëtar gjerman Lufthansa prej të dielën në mesnatë filluan grevë për shkak të nivelit të ulët të sigurisë dhe të ardhurave të vogla mujore. Nga Drejtoria e kompanisë konfirmuan se sindikata e pilotëve, prej mesnatës ka filluar grevë katërditëshe pasi që bisedimet që zhvilloheshin gjatë fundjavës nuk kanë dhënë rezultate.

Krahas kërkesës për rritjen e pagave për 6,4 për qind, pilotët druajnë se kompania mund të ridedikojë një pjesë të vendeve të punës te kompanitë e veta simotra si “Austrial Airlines” dhe “Lufthansa Italia”, ku pagat janë më të vogla.

Shtefan Lauer nga Drejtoria e kompanisë konfirmoi se “Lufthansa” mund të garantojë për vendet e punës e punëtorëve deri në vitin 2012 apo deri në vitin 2013 dhe 2014, nëse nuk kërkohet rritje e pagave.

Në grevën katërditëshe marrin pjesë 4.000 pilotë dhe pritet që ajo të shkaktojë dëm prej 100 milionë eurove, duke mos marrë parasysh me këtë rast humbjet nga biletat e pashitura dhe dëmtimin e autoritetit.


Për shkak të grevës, sot në mëngjes janë anulluar dy të tretat e fluturimeve, gjegjësisht 1.200 prej gjithsej 1.800 fluturimeve që i realizon kompania brenda ditës.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Kalo në kategori