LAJMI I FUNDIT:

Pezullimi i vendimeve të Konjufcës, ministrja Haradinaj ftohet të raportojë në komision

Pezullimi i vendimeve të Konjufcës, ministrja Haradinaj ftohet të raportojë në komision

Pas rreth dy muajve në krye të diplomacisë kosovare, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza-Haradinaj-Stublla pritet të raportojë në Komisionin për Punë të Jashtme për punën e bërë dhe pezullimin e disa prej vendimeve të ish-ministrit Konjufca për shërbimin e jashtëm.

Këta të fundit gjatë mbledhjes së sotme e ftuan kryediplomaten për raportim, ndërkaq shqyrtuan shkresën drejtuar vendeve të BE-së dhe SHBA-së për liberalizim të vizave për Kosovën. Aty është lënë në vullnetin e kryetares të komisionit, Time Kadriaj që të procedojë tutje me këtë shkresë.

E vet, deputetja Kadrijaj thotë se shkresa është harmonizuar në një grup punues dhe në parim janë pajtuar të gjithë deputetët pjesëmarrës.


“Shumica e shkresave është hartuar dhe ka qenë kërkesë e imja është trajtuar në komisionin parlamentar është votuar dhe është formuar një grup punues. Ai grup punues e ka harmonizuar atë shkresë dhe ketë shkresë e kemi lanësuar në e-mailin e deputetëve të komisionit parlamentar dhe në parim janë pajtuar të gjithë…0:25 nga ministrat e Punëve të Jashtme të kërkohet përkrahje për liberalizmin e vizave sepse Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret”, tha ai.

Por, anëtari tjetër i komisionit nga radhët e LVV-së, Gazemd Gjyshinca u shpreh se nuk kanë marrë pjesë në formimin e kësaj shkrese, pasi sipas tij kanë parë një lloj devijimi nga prioritetet e vet punës së komisionit.

“Ne si anëtarë të komisionit për Punë të Jashtme që nga fillimi nuk kemi marrë pjesë në grupin punës që e ka hartuar këtë shkresë. E kemi parë si një lloj devijimi nga ajo që duhet të ishte më prioritete në punën e komisionit. E dyta e konsiderojmë se tashmë kushtet janë plotësuar nga ana e Kosovës dhe ky proces ka shkuar tutje… komisioni ka vendosur sot dhe është lënë në vullnetin e kryetares që të dërgojë këtë shkresë, ky ka qenë verdikti sa i përket kësaj shkrese”, tha ai.

Krahas kësaj pike, kryetarja e komisionit për Punë të Jashtme bëri të ditur se në mbledhje e radhës do të presin për raportim, ministren Haradinaj-Stublla.

“Në mbledhjen e radhës sot do t’i drejtohem ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës që të vijë dhe të raportojë në komision”, u shpreh ajo.

Ministrja Haradinaj-Stublla ditë më parë ka pezulluar vendimin për kthim të disa diplomatëve të nënshkruar nga ish-ministri Konjufca. Kurse për shkak të infektimit me virusin korona dy deputetët e LDK-së, Arben Gashi dhe Kujtim Shala, nuk ishin pjesë e mbledhjes së këtij komisioni. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Lajme
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori