LAJMI I FUNDIT:

Peugeot RCZ, shpallet automjeti më i bukur i vitit

Peugeot RCZ, shpallet automjeti më i bukur i vitit

Edicioni i parë special i Peugeot, RCZ, në festivalin e 25 ndërkombëtar të automjeteve është shpallur si automjeti më i bukur i vitit 2009. Juria e këtij shpërblimi ka qenë publiku, e për automjetin më të bukur të vitit kanë vendosur 100.000 vozitës nga 62 shtete.

RCZ, i cili fillimisht ka qenë një automjet koncept, është një përmbledhje e emocioneve dhe një fazë e re në historinë e Peugeot.

Ky kupe 2+2 ka stil të ekspozuar dhe energjik i cili që prej paraqitjes së tij ka nxitur interesim të madh të publikut.


RCZ i është paraqitur publikut në panairin e automjeteve në Paris, ku Peugeot ka paralajmëruar shpërndarjen e 200 automjeteve në kuadër të edicionit special RCZ e të cilat brenda 48 orëve janë rezervuar.

Shpërblimin për automjetin më të bukur, të cilin Peugeot e ka fituar katër herë deri më tani, për këtë kompani e cila feston 200 vjetorin e themelimit është shumë i rëndësishëm sepse parasheh një të ardhme të ndritur, është thënë nga ky prodhues francez.

RCZ është një automjet modern, i cili prej fillimit të muajit prill të këtij viti do të shpërndahet në mbi tridhjetë shtete të botës, ku do të jetë një ambasador i denjë për elegancën dhe imazhin sportiv të Peugeot.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Kalo në kategori