LAJMI I FUNDIT:

Personat pa partnerë emocionalë janë të prirë për zhvillim të sëmundjeve dhe shfaqje të depresionit!

Personat pa partnerë emocionalë janë të prirë për zhvillim të sëmundjeve dhe shfaqje të depresionit!

Sipas fjalëve të psikologut Erik Erikson, zhvillimi dhe ndarja e emocioneve me të tjerët është çelës i suksesit

Erikson është psikolog i shekullit të 20-të, i cili zhvillimin e njeriut e ka ndarë në tetë faza, transmeton Telegrafi.


Secila fazë njësoj është e rëndësishme dhe i kontribuon zhvillimit të personalitetit. Për t’u zhvilluar njeriu dhe për të formuar personalitetin, secilën fazë duhet patjetër ta kalojë me sukses.

Faza e gjashtë, sipas radhës, sipas fjalëve të tij, janë intimiteti dhe zhvillimi i marrëdhënieve dashurore, që ndoshta është faza edhe më e rëndësishme për zhvillim.

Kjo fazë u ndihmon personave që të avancojnë tutje dhe është e lidhur ngushtë me sukseset e ardhshme apo dështimet. Në këtë fazë ndërtimi i marrëdhënieve të shëndetshme dhe të plotësuara është sukses. Mossukses konsiderohen izolimi dhe ndjenja e vetmisë.

Sipas tij, intimitet është marrëdhënia dashurore e cilitdo lloj i cili kërkon ndarjen e vetes dhe emocioneve të sinqerta me të tjerët.

Erikson me siguri ka besuar që kjo fazë e zhvillimit ndodh midis moshës 19 dhe 40 vjeç kur shumica e njerëzve kërkojnë partnerin dashuror.

Izolimi është gjendje në të cilën personi përpiqet të shmangë intimitetin. Kjo ndodh kur shfaqet ndjenja e frikës nga përkushtimi, lidhja apo thjesht kur personi nuk dëshiron ato dhe intimisht ta hapë veten dhe të tregojë mangësitë dhe vlerat.

Izolimi mund t’ju pengojë të zhvilloni lidhje të shëndetshme, ndërkaq kjo më vonë do të ndikojë negativisht në vetë zhvillimin, madje edhe në shëndet.

Shmangia e hapjes ndaj të tjerëve, si revansh mund të shkaktojë vetminë, madje edhe izolimin eventual shoqëror dhe depresionin.

Erikson ka besuar që çdo person me sukses mund të kapërcejë të gjitha fazat në mënyrë që të mos stagnojë. Për përfundim të suksesshëm të kësaj faze është kryesore të mësohet se si emocionet të ndahen dhe të krijohet afërsia me njerëzit e tjerë, në mënyrë që të zhvilloni dhe të mbani marrëdhënie të shëndetshme.

Izolimi shpesh është rezultat i frikës nga refuzimi, ndërkaq pikërisht kjo frikë çon drejt shmangies së plotë të hapjes emocionale ndaj të tjerëve.

Erikson ka besuar që mosplotësimi i kësaj faze të zhvillimit paraqet probleme në të ardhmen.

Izolimi afatgjatë dhe shmangia nga krijimi i afërsisë me partnerin mund të jetë i dëmshëm për shëndetin mendor dhe fizik.

Hulumtimi ka treguar që personat të cilët nuk janë në gjendje që emocionet e veta t’i ndajnë dhe t’i zhvillojnë shkathtësitë intime kanë rrezik më të madh që të sëmuren nga sëmundjet kardiovaskulare. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori