Kryetari i Grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, e ka quajtur të paligjshëm dhe të papërgjegjshëm vendimin e Qeverisë së Kosovës, për ndryshimin e trasesë së autostradës, e cila nuk do të kalojë kah Shtimja, por nga Qafa e Dulës në drejtim të Orllatit, për tu lidhur në magjistralen Pejë – Prishtinë. Përgjigja e kryeministrit Hashim Thaçi për ndryshimin e trasesë ishte kjo po bëhet për të kursyer 350 milionë euro.
Beqiri tha se ky injorim që po i bëhet Kuvendit dëshmon se Qeveria është vet Kuvend e vet Qeveri.“Vendimi për ndryshimin e trasesë pa Kuvendin e Kosovës, tregon se kjo Qeveri bën çfarë të dojë. Le se nuk e dimë çmimin, por gjatë rrugëtimit të projektit po devijon edhe traseja”, tha Beqiri.
Sipas tij, një vendim i tillë për ndryshimin e trasesë është i paligjshëm dhe i papërgjegjshëm.
Ndërkaq, kryeministri Hashim Thaçi, duke iu përgjigjur shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së tha se është me rëndësi se autostrada po zbatohet në tërësi.
Sipas tij, ky është projekti më transparent i mundshëm. Kryeministri tha se projekti do të përmbyllet në Merdare. Thaçi më tej ripërseriti se tre seksionet po përmbyllen para kohe.
Me vendimin e Qeverisë, traseja nuk do të kalojë përmes Shtimes por Malishevës, ndërsa me këtë sipas Thaçit do të kursehen 350 milionë euro, ndërkaq do të ketë 7 minuta më tepër për të udhëtuar.
Edhe deputeti Daut Haradinaj, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se nëse ky projekt është transparent është vetëm për Qeverinë, por jo edhe për qytetarët e Kosovës.
Ai tha se kryeministri e ka për detyrë t’i informojë qytetarët lidhur me kontratën për ndërtimin e autostradës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj