LAJMI I FUNDIT:

Përdhunimet në futbollin anglez, skandali merr përmasa të mëdha

Përdhunimet në futbollin anglez, skandali merr përmasa të mëdha

Skandali seksual i abuzimeve në futbollin britanik ka marrë përmasa të tjera pas zbulimit të disa rasteve të reja të dhunë seksuale.

Katër ish-futbollistë dolën publikisht në një intervistë prekëse në rrjetin BBC, për të treguar makthin që ata kishin përjetuar dhe ngacmimet kur ishin fëmijë, nga një trajner i moshave.

Andy Woodward ishte i pari që denoncoi skandalin, por nuk ishte i vetmi që u përlot kur kujtoi vuajtjet e viteve më parë, njësoj si Steve Walters, Chris Unsworth dhe Jason Dunford.


Në shënjestrën e tyre ishte ish-trajneri i skuadrës së Crewe, Barry Bennell që madje u akuzua nga një prej ish-futbollistëve se e kishte përdhunuar më shumë se 100 herë.

Ish tekniku kontrovers 62-vjeçar është duke vuajtur 3 dënime me burg, për dhunë seksuale ndaj fëmijëve të mitur, por ndërkohë skandali ka bërë Federatën të ngrejë alarmin për ekipet e fëmijëve.

Një linjë e dedikuar telefonike është ngritur nga shërbimet sociale në Britaninë e Madhe që nga denoncimi i parë, dhe deri këtë fundjavë, numërohen 100 raste.

“Federata e futbollit duhet të shikojë pas për të korrigjuar gabimet e së kaluarës, nëse nuk u konsideruan faktet apo nëse nuk u bë mjaftueshëm për të hetuar një problem që mund ta kishim evituar”, tha Damian Collins, deputet britanik dhe kreu i Komisionit të Kulturës dhe Sportit.

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Kombëtarja e Shqipërisë
Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Ndërkombëtare
Sylvinho i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe përmbysjen e rezultatit ndaj Ukrainës

Sylvinho i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe përmbysjen e rezultatit ndaj Ukrainës

Kombëtarja e Shqipërisë
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori